jetestudentore.com/vlora

Jete Studentore Vlore

QYTETI I VLORES

Posted by Vlora

Qyteti i Vlorës shtrihet ne pjesën Jugperëndimore të Shqipërisë buzë detit Adriatik në gjirin me të njëjtin emër.Ai është qëndra e qarkut  dhe e Prefekturës Vlorë që përfshin edhe rrethet e Sarandës dhe Delvinës. Si rreth,Vlora arrin një sipërfaqe prej 1609 km2 duke qënë një nga rrethet më të mëdha të vendit.

Gjatësia Lindore

19 29’ 02”

Gjatësia Veriore

40 28’04”

Ora Lokale(Ora 12 e Evropës Qëndrore)  12h17’56”

Sipërfaqe                                                   29.5km2

Gjatësia                                                     19 km

Gjerësia                                                     16 km

Lartësia mbi nivelin e detit                         6 m

Vlora si rreth përfshihet në zonën klimatike mesdhetare-detare.Është një rajon bregdetar,me reliev të thyer dhe të shumëllojshëm,që me larminë e formave ka ndikuar direkt në klimën e këtij rajoni.

Temperatura mesatare vjetore arrin në 16.5 C ndërkohë që mesatarja e muajve më të ftohtë arrin 9 c dhe e muajve më të ngrohtë 24.1 C.

E ndodhur në këtë rajon,qyteti I Vlorës gëzon të gjitha vecoritë e relievit si dhe ato klimatike të këtij rajoni.Edhe popullsia ka ardhur në rritje,jo vetëm nga shtesa natyrore ,por edhe nga flukset hyrëse të banorëve të rinj në qytet.Me një popullsi prej 108 mijë banorësh(fundviti 2000) dhe rreth 28650 familje,qyteti I Vlorës përbën 3% të popullsisë së Republikës së Shqipërisë,ndërsa rrethi I Vlorës,me një popullsi prej 216,3 mijë banorë,përbën rreth 6% të popullsisë së vendit.

VECORITË KRYESORE TË QYTETIT TË VLORËS

Pozita gjeografike ,e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit.

Vlora është porti I dytë më I madh I vendit.

Ky pozicion gjeografik I Vlorës ka krijuar mundësinë edhe për ndërtimin e dy porteve të tjerë që do të përdoren për transportin e udhëtarëve.

RRJETI I RRUGËVE MË TË RËNDËSISHME KOMBËTARE PËRSHKON QYTETIN E VLORËS.

Ndërkohë,projekti për ndërtimin e autostradës d

eri në Vlorë pritet të përmirësojë ndjeshëm komunikimin rrugor me këtë qytet.

Vlora në rrethinat e saj ka vlera dhe potenciale turistike,të cilat marrin më shumë vlera reale kur njeh dhe relievin mjaft të larmishëm nga bregdeti ranor që shoqërohet edhe nga brezat pyjore natyrore dhe të kultivuar,në relievin shkëmbor që bie mbi det.

Një reliev I mrekullueshëm dhe një florë dhe faunë shumë e pasur,e shoqëruar kjo edhe me mikpritjen e banorëve të këtyre zonave,e bën të gjithë këtë rajon një nga më të preferuarit për turistët vendas dhe të huaj.

Si qytet ,ndonëse ka një vijë relativisht të shkurtër bregdetare,

VLORA MBETET NJË VEND SHUMË I KËNDSHËM TURISTIK.

Plazhet e njohura si dhe projekti për zgjerimin e vijës bregdetare,përbëjnë një burim të madh për zhvillimin e turizmit në të ardhmen.

Duke qënë se I gjithë rajoni I Vlorës është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit,qyteti I Vlorës  ka të gjithë premisat e një qëndre tranzite për në qendra turistike të tjera përreth saj si:Dhërmi,Jalë,Qeparo,Parku natyror I Llogorasë dhe Poros,Ishulli I Sazanit dhe gadishulli I Karaburunit,etj.Ky do të përbënte një vizion të ri dhe për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të qytetit.

Burimet njerëzore dhe potenciali intelektual I Vlorës janë një mundësi tjetër për zhvillimin e këtij qyteti.Në fund të vitit 2000,qyteti regjistroi një popullsi prej 108 mijë banorësh,duke u renditur një nga qytetet më të mëdhenj për nga popullsia në shkallë vendi.Universiteti,si qëndër studimore jo vetëm për Vlorën,por edhe rajonin,ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore.I celur në vitin 1994,Universiteti Teknik “Ismail Qemali”përgatit studentë në fushat e biznesit,turizmit,inxhinierisë navale,navigacionit,infermierisë,mësuesisë,gjuhëve të huaja. Vlora është e përfshirë në rrjetin telefonik automatik dhe celular. Në këtë mënyrë,ajo zotëro

n një infrastrukturë ndërlidhjeje bashkëkohore,duke përbërë mundësi për vendosjen e bizneseve në qytet.

SHËNIME HISTORIKE MBI TRADITËN ARSIMORE TË QYTETIT TË VLORËS.

Vlora ka një   traditë shumë të mirë në drejtim të arsimit.Shkolla”Tregtare”e krijuar që në 1919 ka qënë një nga shkollat më të mira dhe më të njohura në Shqipëri për nivelin e saj shkencor.Gjatë periudhës 1970-1980 në Vlorë ka funksionuar Filiali I Fakultetit Ekonomik kryesisht për përgatitjen e kuadrove që do t’u shërbenin nevojave të ndërmarrjeve të ndryshme që operonin në qytet në degët e Ekonom

isë,Planifikimit dhe Financës,me një staf akademik të përgatitur profesionalisht.Ekzistenca e kësaj shkolle ishte në atë periudhë ndihmesë  e madhe per ekonomine e rrethit duke pasur parasysh qe mbi 90% e punonjesve ishin pa arsim te larte nderkohe qe kishin pervoje pune Mjaft nga studentete asaj periudhe moren ne dore drejtimin e shumices se ndermarrjeve shteterore.Ne kuadrin e tradites arsimore te ketij qyteti vlen te permendet Shkolla e Larte e Marines dhe Aviacionit te cilat kane pasur si prioritet pergatitjen e kuadrove te afte ne fushat e tyre.

Nje nga pikat kulmore te historise me te re te Vlores 2600 vjecare eshte hapja e Universitetit “Ismail Qemal Vlora”.Idete e para te ketij tempulli te dijes e kane zanafillen e vet tek rilindasit tane te medhenj,te cilet ne pikepamjet e tyre per zhvillimin e arsimit ne Shqiperi parashikuan nevojen e ndricimit te mendjes se njerezve dhe ndergjegjes se tyre kombetare me anen e arsimit     Me V.K.M nr 105 dt.28.02.1994,Universiteti me I ri I Shqiperise,Universiteti “Ismail Qemal Vlora” hapi dyert e tij me 10 Tetor 1994 per 162 studentet e pare te shperndare ne tre fakultete:Fakulteti I Tregetise me deget Biznes dhe Turizem,Fakulteti I Marines me degen Inxhinieri Navale  dhe fakulteti I Infermierise me degen Infermieri.

Info Zone

  • Konkurs
  • Nje liber falas
  • Studenti Shqiptar
  • Jete Studentore