jetestudentore.com/vlora

Jete Studentore Vlore

mos kliko ketu

Posted by Vlora

E DINIM QE DO TE KLIKOJE KETU:)

Sepse shpesh ne bejme te kunderten e asaj qe na eshte thene qe te bejme. Te vepruarit sipas kesaj menyre ka sjelle pasoja ne jetet e ne te gjitheve. Por nga ana e Perendise ka nje lajm te mire.

Lexo me kujdes me poshte:


1. Zoti të do dhe të krijoi që ta njohësh Atë.

Dashuria e Perëndisë

“Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe

Perëndia në të.” (I Gjonit 4:16)

2. Ne jemi të ndarë nga Perëndia për shkak të mëkatit, kështu që nuk e përjetojmë Perëndinë dhe dashurinë e Tij.

Çfarë është mëkati?

Ne u krijuam për të jetuar në një marrëdhënie me Perëndinë por ne e mohuam atë dhe kjo marrëdhënie u prish. Mohimi i Zotit dhe ndërtimi i jetës sonë rreth gjithçkaje tjetër, quhet mëkat nga Bibla. Ne e tregojmë këtë qëndrim nga të qënit egoistë, duke mos ju bindur hapur Perëndisë ose thjesht duke e injoruar Perëndinë.

Të gjithë janë mëkatarë.

“Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23)

Mëkati ka pasoja

“Sepse paga e mëkatit është vdekja por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë.” (Romakëve 6:23)
Të gjithë jemi fajtorë përpara Perëndisë dhe do të gjykohemi për mëkatin tonë. Zoti është i përsosur dhe ne jemi mëkatarë. Ka një hapësirë të madhe mes nesh për shkak të mëkatit. Diçka mungon në jetën tonë e asnjë gjë tjetër – seks, para, punë, shëndet – nuk e përmbush. Por ka një zgjedhje për të rifituar jetën dhe dashurinë e Perëndisë.

3. Jezus Krishti është zgjidhja e Perëndisë për mëkatin tonë. Vetëm përmes tij mund të njohim Perëndinë dhe të përjetojmë
dashurinë dhe faljen e tij.

Jezusi është unik

“Ai është shëmbëllimi i Perëndisë të padukshëm… i lindur përpara çdo krijese” (Kolosianëve 1:15)

Jezusi vdiq në vendin tonë

“Sepse edhe Krishti vuajti një herë e përgjithmonë për mëkatet tona, ai, i drejti për të padrejtët.” (Letra e Pjetrit 3:18)

Jezusi u kthye përsëri në jetë

“Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të Shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur, por shumica janë ende gjallë.” (1 Korintasve 15:3-6)
Ringjallja e Jezusit vërtetoi që Ai është Perëndi dhe që kishte vuajtur ndëshkimin në kryq në vendin tonë.

Jezusi është rruga e vetme për te Perëndia

“Jezusi u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje’” (Gjoni 14:6)
Megjithëse e meritojmë ndëshkimin, për shkak të dashurisë së tij Perëndia dërgoi Jezusin që të paguajë ndëshkimin që meritonim ne. Përmes Jezusit, humnera që na ndan është zhdukur dhe kemi një mundësi për të pasur jetën dhe dashurinë që na dhuron Ai. Nuk mjafton vetëm të dish kaq…

4. Të gjithë duhet të përgjigjemi kësaj oferte, duke i kërkuar Jezusit të vijë në jetën tonë. Kështu mund ta njohim Perëndinë dhe të përjetojmë jetën dhe dashurinë e Tij.

Duhet të pranojmë Jezu Krishtin

“Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë.” (Gjoni 1:12).
Të pranuarit e Krishtit ka kuptimin që:
- Të biem dakord me Perëndinë që jemi mëkatarë dhe të vendosim t’i largohemi mëkatit.
- Ti besojmë faljes së Jezusit për mëkatin tonë, sepse Ai vdiq në vendin tonë.
- Të zgjedhim ti besojmë Jezusit dhe ta ndjekim atë si të parin në jetën tonë.
Dhe ky vendim kërkon besim personal. Që të fillosh këtë marrëdhënie me Perëndinë, duhet ta vendosësh jetën tënde në duart e tij. Ky vendim mund të shprehet me një lutje.Lutja është thjesht të biseduarit me Perëndinë rreth asaj që ke në zemër. Ja një lutje e sugjeruar:

“Zoti Jezus, kam nevojë për ty. Të kërkoj falje që kam zgjedhur të mbështetem tek vetja e jo tek ti. Faleminderit që vdiqe në kryq për mëkatet e mia dhe më dhe jetën e dashurinë e përjetshme. Të lutem, eja e merre vendin e parë në jetën time dhe më ndihmo të bëhem siç dëshiron ti.”

Nëse kjo lutje shpreh dëshirën e zemrës tënde, merr kohë tani për të. Jezusi do të vijë në jetën tënde siç ka premtuar. Dhe ti do të kesh dashurinë dhe jetën për të cilat ke ardhur në këtë botë. Dikush shkroi që kur një realitet e dëshirojmë kaq shumë, atëherë me patjetër ky realitet duhet të ekzistojë diku. Dhe nëse e dëshirojmë kaq shumë edhe jetën cilësore edhe dashurinë e vërtetë, atëherë duhet të ekzistojë mundësia ti përjetojmë të dyja.

Jezus Krishti, është e vetmja alternativë, që i mundëson të dyja. Dhe përmes tij mund të kesh, edhe plotësinë e jetës, edhe përmbushjen e dashurisë.

Ne qofte se u lute dhe besove tek Jezusi per faljen e mekateve, ose ne qofte se  ke akoma pyetje, te lutem na shkruaj tek forma me poshte:

Emri Juaj (i domosdoshem)

Email Juaj (i domosdoshem)

Subjekti

Mesazhi Juaj

Info Zone

  • Konkurs
  • Nje liber falas
  • Studenti Shqiptar
  • Jete Studentore