Vizita tek psikologu

Që kur isha fëmijë gjithmonë kam patur frikë natën sepse mendoja që dikush mund të ishte fshehur poshtë krevatit tim. Kështu që shkova tek një psikolog dhe i tregova atij problemin tim.

“Kam një problem. Çdo herë që shkoj në krevat për gjumë mendoj që dikush është fshehur poshtë tij. Jam i frikësuar. Mendoj që po çmendem ….”

“Ma lër mua këtë punë në dorë vetëm për një vit,” tha psikologu. “ Eja dhe fol me mua tre herë në javë dhe së bashku do ta largojmë fare frikën…”

“Sa do të më kushtojë e gjitha kjo?”

“50 Euro për çdo vizitë” ma ktheu doktori.

“Do të mendohem njëherë, “ i thashë.

Kaluan gjashtë muaj dhe psikologu më takoi rastësisht në rrugë.

“Pse nuk erdhe për vizitat që thamë për të larguar frikërat e tua?” pyeti ai.

“Hmm, 50 Euro për çdo vizitë dhe duke menduar që ishin tre vizita në javë për një vit janë shumë para! Gjyshja ime më shëroi fare falas. Isha kaq i lumtur që kurseva gjithë ato para saqë shkova dhe i bleva vetes një biçikletë të re!”

“Kështu na qenka puna?!” Pastaj pyeti me pak ironi, “a mund të pyes sesi gjyshja jote të shëroi nga frikërat e tua?”

“Ajo më tha që të prisja këmbët e krevatit! – Tani jam shumë i sigurtë që nuk ka njeri poshtë tij!!!

 

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu