Vendosja e perparesive

Vendosja e Përparësive: Të Parat Gjërat e Para

Një ditë, një këshilltar për menaxhim, Ivi Li, mori në telefon Shuabin në ndërmarrjen e Çelikut të Betlehemit. Liu i tregoi shkurt shërbimet që ofronte firma e tij, duke përfunduar me këtë fjali: “Me shërbimin tonë ju do të mësoni se si të menaxhoni më mirë.”

Shuabi i prekur i tha: “Unë as tani nuk po menaxhoj më mirë nga sa di. Ajo për të cilën kemi nevojë nuk është të dimë më shumë, por të bëjmë më shumë, nuk na duhen njohuri, por veprim. Nëse ia arrini të na e mbushni mendjen të bëjmë atë që në fakt e dimë se duhet ta bëjmë, do t’ju dëgjoja me shumë dëshirë dhe do të paguaja sa të kërkoni.”

“Shumë mire.” – tha Liu. “Unë mund t’ju jap një plan brenda 25 minutave, i cili do ta rritë veprimtarinë tuaj të paktën 50%.”

“Dakord!” – tha Shuabi. “Kam vetëm 25 minuta deri sa të vijë treni. Cila ishte ideja juaj?”

Liu nxori  nga xhepi i tij një fletë, ia drejtoi Shuabit dhe i tha:

“Shkruaj në këtë letër gjashtë nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh nesër. (Për këtë iu deshën vetëm tre minuta.) Tani vër një numër përbri, sipas rëndësisë që kanë.” Pas pesë minutave Liu i tha: “Tani fute këtë letër në xhep dhe nesër në mëngjes shiko gjënë që ke të parën në listë dhe fillo punën. Nxirre letrën nga xhepi çdo 15 minuta për të parë se cila është gjëja tjetër në listë dhe vazhdo me të. Bëje këtë deri sa të mbarosh. Mos ki merak nëse ke kryer vetëm dy apo tre nga gjërat që ke në listë apo i ke përfunduar. Kështu do të jesh duke punuar në gjërat kryesore. Të tjerat mund të presin. Nëse nuk i kryen të gjitha duke përdorur këtë metodë, nuk do të mundesh me asnjë metodë tjetër dhe pa sistem ndoshta nuk do të mund as të përcaktosh se cilat janë gjërat më të rëndësishmet.”

“Kështu çdo ditë në fund të punës merr pesë minuta dhe bëj një listë të gjërave që ke për ditën e nesërme. Pasi të jesh bindur vetë që ky sistem vlen, jepua punëtorëve të ta provojnë. Provoje për sa kohë të duash dhe më dërgo një çek për aq sa mendoni se vlen.” E gjithë intervista zgjati rreth 25 minuta. Brenda dy javëve Shuabi i dërgoi Liut një çek prej 25.000 njëmijë dollarësh për çdo minutë. Bashkë me çekun ai dërgoi një shënim ku thoshte se mësimi kishte qenë një nga mësimet  më me përfitim (nga ana e parave) që kishte mësuar ndonjëherë. A funksionoi ky sistem? Brenda pesë vjetëve ndërmarrja e çelikut në Betlehem, e panjohur më parë, u bë prodhuesja më e fuqishme në botë e çelikut dhe e bëri Shuabin milioner dhe njeriun më të njohur të çelikut në kohën e tij.

Etiketa: , ,

Kategoria: jsZONE, STUDIM EFEKTIV

Komento ketu