Urrejtje apo dashuri?

Historia: Vdekja

Dje, një 41 vjeçar është ekzekutuar me vdekje në Amerikë. U dënua për tre vrasje që ka kryer – të gjithë të vrarët janë nga Pakistani. Vrasjet janë kryer nën movitin e urrejtjes dhe hakmarrjes.

Urrejtja dhe hakmarrja zënë fill në ngjarjet e 11 Shtatorit 2001. 41 vjeçari Mark Anthony Stronman mendonte që qeveria amerikane nuk po bënte mjaftueshëm për të marrë hakun e ngjarjes së rëndë mbi dy kullat e Nju Jorkut. Kështu, ai vendosi të merrte vetë në dorë situatën, duke bërë një plan për ekzekutimin e njerëzve me sfond nga zonat myslimane të Azisë. Kështu vrau tre njerëz të ndryshëm në incidente të ndryshme në zonën e Teksasit.

Hakmarrja dhe Padrejtësia

Hakmarrja dhe urrejtja janë reagime normale të njeriut nën thundrën e së keqes. Kur na bëjnë keq kemi dëshirë të reagojmë – mundësisht në të njëjtën forcë. Zemërimi është shtysa që i jep nxitje hakmarrjes. Ne kemi një dëshirë të ethshme të shikojmë drejtësinë e vendosur. Ata që bëjnë gabim duhen dënuar.

Çfarë thotë Zoti për padrejtësinë?

Zotit nuk i pëlqen padrejtësia. Ai do që gabimi të marrë dënimin e merituar. Askush nuk ngelet pa u ndëshkuar. “Paga për mëkatin është vdekja” thotë një varg biblik. Në këtë kontekst biblik, “mëkati” është prirja dhe zgjedhja jonë për ta lënë Perëndinë jashtë planeve të jetës.

Dy njerëzit e parë, Adami dhe Eva, zgjodhën të lënë mënjanë krijuesin e tyre, duke vendosur të jetojnë jashtë ndikimit të tij. Përfytyro që fëmija jot (krijesa jote), së cilit i ke dhënë gjithçka ka nevojë, dhe vazhdon të kujdesesh plotësisht për të, – nëse ky fëmijë një ditë vendos të të thotë: “Babi (ose mami), nuk dua t’ia di për ty! Tani e mbrapa do të shikoj punën time dhe dua të jetoj jashtë ndikimit tënd”. Si do të ndiheshe? A nuk është kjo një formë e mosmirënjohjes? A nuk është një formë e padrejtësisë? Kështu u ndje edhe Perëndia kur dëgjoi Adamin dhe Evën të mos i bindeshin dekreteve të tij. Dhe Adami dhe Eva, morën dënimin që meritonin për shkak të padrejtësisë që kanë shkaktuar. Dënimi është vdekja: të jetosh larg pranisë së Perëndisë (Adami dhe Eva u përzunë nga kopshti i Edenit ku jetonin nën praninë e Perëndisë) dhe pritën mes mundimeve të jetës vdekjen (fizike dhe përjetësinë pa praninë e Perëndisë).

Pendimi

Stronman shkroi disa vite pas ngjarjeve: “Le të themi që nuk mendoja qartë dhe më vjen keq që njerëz të pafajshëm kanë paguar për tërbimin, zemërimin, keqardhjen dhe humbjen time”. Nga gjërat që ka shkruar në periudhën midis kapjes dhe ekzekutimit, Stronman duket se është penduar për gabimin që ka kryer. Duket qartë keqardhja për viktimat e pafajshme që ka shkaktuar. Dhe gjithashtu duket qartë që vrasja e njerëzve nuk ka shlyer ndjenjën e padrejtësisë që ka përjetuar Stronman si pasojë e ngjarjeve të dhimbshme të 11 Shtatorit.

Por, pendimi nuk e shleu krejtësisht gabimin e Stronman. Dhe fatkeqësisht pendimi nuk e shpëtoi as nga vdekja. Stronman gjeti vdekjen me 20 Korrik 2011.

Çfarë thotë Zoti për pendimin?

Pendimi për të keqen që ke kryer është i mirë. Por nuk është i mjaftueshëm. Nuk mjafton të pëndohesh. Kur ke kryer vrasjen nuk mjafton pendimi. Në rastin e Stronman pendimi yt nuk i ktheu viktimat e tij nga vdekja në jetë. Ashtu si pendimi nuk e ktheu Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit. Por nëse thjesht pendimi nuk na kthen “në jetë” atëherë çfarë do Zoti prej nesh?

Falja

Ndërkohë, një person tjetër, i quajtur Bhuiyan, u qëllua nga Stronman por shpëtoi nga vdekja. Megjithëse jetoi Bhuiyan humbi shikimin në një sy. I ardhur nga Pakistani për një jetë më të mirë papritur u gjend nën sulmin e Stronman në një stacion benzine. Kur Stronman u arrestua dhe më vonë u dënua me vdekje nga gjykata, Bhyiyan filloi një fushatë për të kërkuar faljen e Stronman dhe mosekzekutimin e dënimit me vdekje mbi të. Ai tha se po fliste në emër të të gjithë familjarëve të dëmtuar. “Hakmarrja nuk do të qetësojë dhimbjen që përjetojmë ndaj nuk duam hakmarrje.” Gjithashtu ai deklaroi se “e ka falur Stronman shumë kohë më parë për krimin që ka kryer”.

Çfarë thotë Zoti për faljen?

Megjithëse u fal nga familjarët e viktimave Stronman nuk shpëtoi nga vdekja. Falja në vetvete nuk shlyen dënimin. Falja është një qëndrim që kemi ndaj një ngjarje dhe se si vendosim të merremi me personin që na ka lënduar. Por fatkeqësisht falja nuk e heq mënjanë dëmin që është shkaktuar.

Ai i fali Zoti Adamin dhe Evën? Patjetër. Ne e shikojmë në përshkrimin e historisë biblike që Zoti e fali Adamin dhe Evën. Ai vazhdoi ti trajtojë ata me dashuri dhe kujdes – por falja e Zotit nuk e ktheu Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit, vendit ku jetonin në praninë e Perëndisë dhe kishin të gjitha të mirat e nevojshme. Gabimi ishtë kryer. Mosbindja ndaj Perëndisë ishte kryer. Dhe as Falja e Zotit nuk zhbënte gabimin e rëndë.

Nëse dikush kryen një krim dhe nuk merr dënimin e caktuar për atë lloj krimi, a nuk do të ishte padrejtësi që personi të falej pa paguar fare për krimin e kryer? Kështu ndihet edhe Zoti.

Si t’ia bëjmë atëherë?

Na duhet një zgjidhje që në të njëjtën kohë personi merr dënimin e merituar për krimin e kryer, e po në të njëjtën kohë merr faljen e pamerituar.

Nëse lexoni historinë biblike të Adamit dhe të Evës (në librin e Zanafillës në Biblë) do të vini re që Adami dhe Evan kanë pritjen që një fëmijë që do të lindë prej tyre do të sjellë shpëtim. Një fëmijë i dërguar nga Zoti, që do të jetë i aftë të shlyejë gabimin/mëkatin e mosbindjens së Adamit dhe të Evës, e më pas të të gjithë njerëzve… Nëse lexoni “Lajmin e Mirë” të Dhiatës së Re, shikoni në fillim një gjenealogji të gjatë, që e ka zanafillën tek Adami dhe Eva, dhe vazhdon me rradhë gjatë gjithë historisë së Izraelit, deri te… Jezui.

Një përmbledhje tmerrësisht e shkurtër e historisë së Jezu Krishtit do të ishte kjo: “Ai, është hyjnia vetë i mishëruar në trup njeriu, i cili erdhi në tokë, që të vdiste për mëkatin tonë – duke i hapur rrugë kështu shlyerjes së padrejtësisë së mëkatit përmes vdekjes së tij në vendin tonë, dhe faljes për mosbindjen tonë ndaj Perëndisë. Një varg biblik thotë “ai vdiq për ne, i drejti për të padrejtët”…

Çfarë thotë Zoti për drejtësinë dhe faljen?

E thjeshtë: Perëndia e ka dënuar padrejtësinë e njeriut duke ia hedhur barrën Jezu Krishtit. Dhe ai ofron faljen për këdo që pranon me besim sakrificën e Krishtit si shlyerje për padrejtësinë tonë ndaj tij. E thjeshtë është zgjidhja e Perëndisë. Ndonjëherë ngaqë është e thjeshtë njerëzit e kanë vështirë ta besojnë… Por, duket se nuk ka rrugë tjetër!

Ndryshe nga historia e Stronman dhe Bhuiyan: ne kemi një mundësi të bëjmë bashkë shlyerjen e padrejtësisë dhe ofrimin e faljes…

Shënim: Kjo është një histori shumë e rëndësishme për t’u trajtuar kaq thjeshtë. Na komentoni në artikull ose na shkruani për më shumë pyetje, sqarime. Nëse je gati ta pranosh faljen dhe mirësinë e Perëndisë kliko këtu.

Etiketa: , , , , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu