Toleranca Fetare

Toleranca është një vlerë nga më të përqafuarat në botën e sotme poli-influencash. Por çuditërisht të gjithë njerëzit që flasin dhe e lavdërojne atë nga mënyra se si e lavdërojnë të jep të kuptosh se ata e kanë fjalën për indiferencë dhe jo për tolerancë.Toleranca dhe indiferenca kanë një ngjashmëri të jashtme. Ngjashmëria e tyre konsiston në mungesë aksioni veprimi. Por janë shumë të ndryshme me njëra tjetrën. Të gjithë duket se i ngatërrojnë ashtu si është shprehja” E ngatërron kekun me byrekun”Le të bëjme një sistemim të realitetit për të shpjeguar këtë që po them me sipër: Eshtë realitet që për shumë cështje njerëzit kanë mendime të shumta që nuk janë të njëjta. Për definicion kur mendimet nuk janë të njëjta atëherë janë të ndyshme dhe shkalla e ndryshueshmërise është ajo që përcakton grupimet njerëzore. Pak a shumë njerëzit grupohen me njerëzit që kanë mendime më të përafërta. Kështu janë ndarë teorikisht edhe grupimet politike. Por kur ndryshimet janë komplet të kundërta ato e kanë të pamundur të grupohen. Si rrjedhim janë grupe që kanë mendime përjashtuese për njëra tjetrën.Atëhere pyetja është si t’ia bëjmë me keto grupe që pas përplasjes së mendimeve të mos hidhen në përplasje fizike, këtu është vlera e Tolerancës si vlerë. Pra vlera e tolerancës është që nuk lejon grupe që kanë mendime përjashtuese ti hidhen në grykë njëri tjetrit.Ata që e reklamojnë tolerancën e bëjnë duke i hedhur ujë realiteteve të mendimeve përjashtuese duke u përpjekur ti bëjnë të paqena ndryshimet dhe duke u përpjekur për të gjetur të njëjtën gjë edhe te ndryshimet ekstreme. Pra thërrasin për indiferencë ndaj atyre mendimeve, thërrasin për liberalizëm ndaj atyre mendimeve. Por duan të jenë konservator ndaj thirrjeve të tyre për liberalizëm.Dhe madje nuk kursejnë asgjë në fjalorin e tyre “liberal” duke përbuzur konsevatorët në ato ide përjashtuese. Pra në vetevete janë konservatorë të liberalizmit të tyre dhe nëse dikush do te jetë liberal ndaj liberalizmit të tyre ata të hidhen në grykë.Po atëhere Toleranca është e aftë të ndajë idenë nga njeriu. Toleranca thotë unë jam komplet kundër asaj që ti mendon, thua, propagandon por ty si njeri të dua shumë. Pra toleranca e respekton inteligjencën dhe i jep zgjidhje rrezikut për përplasje.E vërteta është që ungjilli është komplet i bazuar në vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, ngjarje të cilen Kurani e hedh poshtë komplet dhe nuk ke si gjen të përbashkët në këtë mes dhe nuk ke si u thua njerëzve që besojnë në këto dy libra merrini me “uje” këto mësime. Sepse nëse e thua këtë është një mur i ndërtuar mbi rërë. E vërteta është se ata janë komplet të kundërta dhe ka njerëz që i besojnë me gjithë zemër.Pra thirrja për indiference ndaj këtyre qëndrimeve është një thirrje që nuk ka efekt. Thirrja për tolerancë do të thotë që po e kuptoj se Kurani e kundërshton atë që thotë Bibla por për këtë unë jam kundër, por për ty si njeri të dua shumë.Indiferenca bazohet te neglizhimi i realiteteve, kurse Toleranca bazohet në dashurinë për të shmangur përplasjen. Neglizhimin e realitetit janë të aftë ta bëjnë vetëm ata që nuk i besojnë ato të vërteta kurse ata që janë të sinqertë e kanë të pamundur ta bëjnë atë, rrjedhimisht indiferenca nuk arrin ta shmangë përplasjen. Kurse Toleranca është e aftë ta bëjë nëse të gjithë njerëzit kanë aftësi të duan atë që mendon ndryshe pa rënë dakort me mendimin ndryshe dhe pa e nënvleftesuar besimin e tyre.

Shkroi per Jetë Studentore, Nikolin Dodaj.

Etiketa: ,

Kategoria: coffeeTIME

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Agron Zeqiri says:

    Ju lutem shkruani diqka nese keni mundesi per ofendimet fetare dhe mundohuhuni ta ngritni vetedija qe te mos bahen ofendime fetare sepse ato jane qe prishin tolerancebn fetare te cilat qojn ne luft ndermjet njerzve.Ngritja e vetedijes me ane te shkruarjes se teksteve te ndryshme per ofendime fetare dhe ndikimi negativ i tyre dhe ofrimi i ketyre teksteve lexuesve

Komento ketu