Kush jemi ?

Ne jemi studentë si ju, pothuaj nga çdo fakultet i universiteteve te Tiranes. Pas një rruge të gjatë dhe jo të lehtë e gjetëm veten studentë. Që në ato ditë të para në universitet na u gjendën pranë studentë të përfshirë me Jetë Studentore. Kjo e bëri të lehtë tranzicionin për ne. Mes arritjeve dhe sfidave universitare morëm guximin të konsideronim me seriozitet disa nga pyetjet thelbësore të jetës, që vështirë se e lënë dikë të qetë derisa të marrë përgjigje.
Mirënjohja jonë shkon përsëri për studentët e Jetë Studentore që hapën mundësi të shumta për biseda të tilla në takime të mëdha e forume të hapura, në seminare e debate, në grupe të vogla e biseda personale, duke pirë kafe e duke lexuar jetët e tyre dhe me anë të internetit .
Prania dhe aktiviteti ynë në Universitetet e Tiranës, shpresojmë të jetë ndihmë për ty dhe të na lidhë së bashku.
Jetë studentore është vetëm një nga degët e Institutit Jeta e Re, përqendruar në punën me studentët. Ajo është një lëvizje mbarëbotërore, aktive në më shumë se 200 vende në botë, me qindra mijëra studentë të përfshirë. Filloi në Shqipëri në vitin 1992 dhe sot renditet ndër grupet më të mëdha aktive në qendrat studentore.
Synimi kryesor i kësaj lëvizje te krishterë studentore është krijimi i një ambienti të këndshëm rinor ku studentët përfitojnë miqësi domethënëse, dallojnë vlera dhe zhvillohen në aspektet akademike, shoqërore dhe shpirtërore.
Synimi ynë përmbushet përmes mundësive për tu mbledhur bashkërregullisht përmes bisedave miqësore, konkurseve e diskutimeve për cështjet e ditës dhe të jetës, miqësisë, humorit, muzikës, argëtimit, sportit etj.

Mezi po presim të takohemi bashkë
Mund të lidhemi Facebook page: https://www.facebook.com/jetestudentoretirane
Email:jetestudentoretirane@gmail.com