Cfarë i jep jetë “Jetë Studentore”?

 

Potenciali, energjia dhe larmia që mbartim ne studentët dhe çdo njeri, është jashtëzakonisht e madhe. Megjithatë, ka diçka që e mpin këtë gjallëri dhe e frenon këtë potencial: mospërmbushja e nevojave më të thella shpirtërore.

Jetë Studentore dorëzohet përballë kësaj nevoje dhe pranon me realizëm qëllimin e jetës, trumbetuar qartazi në Bibël; Njeriu u krijua për Perëndinë, për një lidhje të ngushtë me Të, as më shumë e as më pak, por ka zgjedhur të jetojë pa Të, sikur të ishte vetë Perëndi. “Ndaluni dhe pranoni që unë jam Perëndia, ju kam bërë unë juve dhe jo ju mua”, – thotë Zoti.

Nuk mund të gjejmë një shpjegim më të arsyeshëm për gjendjen në të cilën ndodhet njeriu sot. Bibla godet përsëri në zemër të problemit. “Ne të gjithë endeshim si delet pa bari, secili prej nesh ndiqte rrugën e vet.” Ky është mëkati në kuptimin e tij më të thellë. Aq i thellë është problemi sa ne nuk jemi më të aftë ta zgjidhim vetë. Perëndia e di këtë, prandaj Ai vetë hapi mundësinë që ne të kthehemi tek Ai . . . , nëpërmjet vdekjes së Jezu Krishtit në kryq. Bibla thotë: “Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”

Jezu Krishti u kryqëzua për mëkatet tona, në vendin tonë. Ai vdiq, u varros dhe u ringjall nga të vdekurit. Për shkak të vdekjes së Tij zëvendësuese (në vendin tonë), ne mund të hyjmë në një marrdhënie me Perëndinë. “Atyre që e pranuan, Ai u dha pushtetin të bëhen fëmijë të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij.” Është marrdhënia e fortë me Krishtin që vdiq dhe u ringjall, ajo që i jep jetë lëvizjes “Jetë Studentore”.

Nga t’ia nisësh? Nëse realiteti i mësipërm është i qartë për ty dhe dëshiron të kthehesh tek Perëndia, hapja zemrën Atij vetë, duke i thënë:

“Perëndi, unë dua të të njoh. Deri tani nuk të kam lejuar të hysh në jetën time, por dua që kjo të ndryshojë. E kuptoj dhe e pranoj që vetëm vdekja e Jezuit në vendin tim bën që unë të jem i falur dhe i pajtuar me Ty. Dua të të kem ty Zot në jetën time që nga kjo ditë e tutje”.

Nëse ti merr këtë hap me Zotin Ai do të vijë në jetën tënde. Kultivo një marrëdhënie të fortë me Të dhe do të shikosh realitetin të ndryshojë ditë pas dite. Jeta merr kuptim kur gjen burimin e saj. Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të keni jetë e ta keni atë me bollëk”. Një lidhje e fortë me Jezusin sjell jetë.

Për më shumë . . . Ç’mund të thuhet në kaq pak vend për hapësirën e pafund të shpirtit dhe kuptimin e jetës? Mendja dhe zemra nuk kënaqen me pak. Prandaj ne të mirëpresim të ulemi dhe të shkëmbejmë mendimet dhe eksperiencat tona.

Gjithashtu, mund të lidhemi bashkë nëpërmjet:

Pyetje në lidhje me Perëndinë www.studentishqiptar.com
Forum,Blog   
www.jetestudentore.com

Bisedë-komente-aktivitete
https://www.facebook.com/jetestudentoretirane

Kërkim të mbarë,
Nga ne stafi dhe studentët e “Jetë Studentore”