Përse LIKE YOU ?

LIKE YOU

Uaaa, po si nuk më bërë nji like mi shoqe-iu drejtua një vajzë mikes së vet ndërsa po ulej në një nga bar-kafet afër universitetit për të konsumuar makiaton e përditshme.

LIKE, opsioni i famshëm i Facebook-ut, më i përdorur nga të rinjtë është bërë tashmë pjesë normale e ditës sonë. Ne komunikojmë online përditë mendimet, dëshirat, gëzimet e madje hidhërimet. LIKE nuk do të thotë vetëm unë pëlqej. Shtypje e butonit

LIKE do të thotë jam dakord, e miratoj, qesh me ty, qaj me ty. Është një formë e të shprehurit që unë jam me ty në atë që po thua.

Me anë të facebookut ne komunikojmë një gjë të rëndësishme për veten tonë. Komunikojmë nevojën e shpirtit tonë për tu shprehur e për tu dëgjuar. Dhe siç e thote nje mik i Jete Studentore Facebooku eshte një “soulbook” (libër shpirti). Me këtë “libër shpirti” ne shprehim individualitetin tone; Jemi qënie unike dhe nuk ka një të dytë si ne.

LIKE YOU i “Jetë Studentore” është një kontekst ku mund të bisedojmë për atë çfarë ka vlerë në jetë. Është një kohë për të dëgjuar Ty. Është një kohë për të diskutuar ç’ështjet më të thella të Shpirtit. Është koha për një bisedë të sinqertë. Një bisedë për njerëzit LIKE YOU mbi sferën shpirtërore ku ne kërkojmë përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme, të jetës : Pse jam këtu? Kush jam unë? Ç’kuptim kanë jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe besimi , urrejtja dhe dashuria? Mёnyra se si do tё zgjedhёsh t’u pёrgjigjesh kёtyre pyetjeve do tё pёrbёjë edhe burimin e drejtimit tёnd nё jetё.

Ky projekt studentor është dizenjuar duke patur në mendje, një qënie unike LIKE YOU (Si ti).

Me shume kliko ne kete faqe ose na ndiq ne FACEBOOK PAGE

Një tjetër lloj “Party”

Nje tjeter lloj “PARTY”  ne Jete Studentore Tirane.

Ne cdo gazete , reviste, liber, film, familje  madje me se fundmi  edhe ne politike po trajtohet  nje teme  e cila eshte bere frymezimi  per te shkuar drejt se ardhmes  se ketij vendi qe ne e quajme Shqiperi.
Brezi i ri sot “New Generation” shihet si shpresa e se ardhmes sone .
Te rinjte shprehen se jeta eshte aventure dhe se  “Party” eshte Trendy  i kohes , pjesa tjeter e shoqerise duhet te jete , sic  e quajne te rinjte sot “Open Minded”- pra me nje mendje te hapur  per t’i pranuar ata.
Cdo shoqeri ka vlerat e saj te cilat tejcohen nga njeri  brez  tek tjetri  dhe ne si Shiptarë e dime shume mire se cdo te thote  te kesh VLERA .
Ne qe jemi pjese e levizjes “Jete Studentore” i pelqejme Party-t.
Ne i pelqejme festat dhe jemi “Open Minded”-me nje mendje te hapur .
Por ndryshe nga te tjeret , ne ofrojme:
Nje Tjeter Lloj Party – nje party qe e kthen jeten tone ne nje aventure kenaqesie .
Madje shkojme pertej kenaqesise , ne kuptim.
Madje pertej kuptimit, ne vlera .
Madje pertej vlerave , ne domethenie.
“Jete Studentore” ofron nje “Party” te plote – qe i perfshin te gjitha permasat e jetes : intelektuale , shpirterore , akademike dhe shoqerore. Ne ofrojme aventuren e plote te nje jete me kuptim .

Revista Jete Studentore …
Nje Tjeter Lloj “PARTY”  ne Jete Studentore Tirane…
Behu pjese e Konkursit studentor “New Generation”…

Data :27 Tetor
Ora :5.00 PM

Vendi | Pas Televizionit Publik Shqiptar(TVSH)-Ndertesa Jeshile 3-kateshe

Jete Studentore Tirane
Ju mirepresim !!! :)


ONline BEST FOTO

Tema e ALBUMIT është

E SHOHIM BOTËN NDRYSHE

  • Çdo grup gjatë deri me 7 Prill duhet të realizojë një set prej 5 fotosh.
  • Fotot duhet të jenë origjinale dhe të përmbajnë pjestarë të grupit si figurantë.

Dorëzimet e albumeve do të bëhen me datë 7 prill ora 16-17:00

te Zyrat e Jetë Studentore.

  1. Ju duhet të dorëzoni 5 fotot dhe listën e pjestarve të grupi
  2. Një nga fotot duhet të përmbajë të gjithë pjestarët e grupit që konkuron (në rast se shpallet fitues Çmimi do të jepet vetëm për anëtarët që kanë dalë në foto
  3. Vlerësohen më së shumti fotot origjinale (por lejohet që ti përpunoni në photoshop) psh kontrasti , bardh e zi etjjjj.
  4. Gjithashtu nëse e shikoni të arsyeshme mund të vini diçiturën E SHOHIM BOTËN NDRYSHE në një nga fotot.

 

Albumet do të publikohen në faqen e internetit   jetestudentore.com

ÇMIMET SHPALLEN ME 28 PRILLORA 17:00 në JETË STUDENTORE TIRANË

Do të ketë dy Çmime.

Çmimi ONLINE: Fiton grupi i cili ka marrë më shumë facebook like direkt nga faqja jetestudentore.com

Çmimi i Kritikës:Fiton grupi i cili ka paraqitur më mire figurativisht sloganin e Jetë Studentore E SHOHIM BOTËN NDRYSHE

Page 1 of 512345