Thelbi I pazbërthyer I Pashkës

Çmimi më I lartë që mund të paguash është padyshim çmimi që mund të paguash me jetën tënde. Kauza më e lartë së cilës mund t’i përkushtohesh (nëse çfarë mund ta përbëjë atë ka të bëjë me njerëzimin, më saktë me jetën e të paktën një njeriu në këtë planet) nëse kjo nuk do të ishte kauza edhe aq me shumë përkushtimi ndaj saj do të ishin të kota. Mund të kujtojmë këtu heronj që kanë dhënë jetën e tyre për çështje kombëtare. Kjo I ben ata dhe vetëm ata në fakt Heronj.

Jezusi pagoi me jetën e tij për jetët e ne të gjithëve. Ky është lajmi që Bibla përmes fjalëve të dëshmitarëve okularë të asaj kohe ka më shumë se 2000 vjet që proklamon. Nëse përkufizimi I mësipërm ai që përshkruam më lart për sakrificën dhe kauzën është I vërtete atëherë në Jezusin kemi përmbushjen e të dyjave kërkesa njëherësh. Jezusi është Hero. Por e vërteta shkon përtej asaj që mund të mendojmë ajo I kapërcen kufijtë që ndan jetën nga vdekja. Jezusi është ringjallur. Në fakt Bibla proklamon që Jezusi është ringjallur ajo proklamon një Hero të ringjallur.

Pse duhej të vdiste Jezusi , dhe a është me të vërtetë ringjallur ai, cili ishte qëllimi mbas saj e vërteta dhe çdo paralele apo përkufizim në vetvete ngelen ende THELBI I PAZBERTHYER I ÇESHTJES PER MILONA NJEREZ SOT. Ne fakt  THELBI I SE VERTETES SE KESAJ ÇESHTJEJE  përbën i lajmin me të bujshëm të të gjitha kohërave.

Kjo është festa e Pashkës. Një njeri i quajtur Jezus është ringjallur nga vdekja. E pamundura për cdo njeri është e Vërteta e bërë e dukshme 2000 vite më parë. E nëse një njeri ringjallet nga vdekja ai nuk mund të jetë thjesht një si ne, Ai patjetër që është një njeri por pafundësisht është njëherësh shumë më tepër se kaq. Ai është ai që Bibla thotë ai është Perëndia vetë.

Perëndia I bërë njeri. Ky “mundim “ I Perëndisë për t’u njëjtësuar me njerëzit për të jetuar në një “shtëpi njerëzore” me njerëz që i gjejmë kudo më saktë me mua, ty dhe të tjerë rreth nesh janë ato që përbëjnë njerëzimin tonë të madh dhe të vogel. Pikërisht ky lloj “bashkimi” kjo “bashkëjetesë” nuk ishte as e imponuar as e kurdisur. Kjo në fakt përbënte Parajsën e rikthyer. Perëndia po jetonte përsëri në të njëjtin planet me njerëzit. Vecse kësaj here “Endrra e kahershme” e njerëzve të parë për t’u bërë si Perëndia kishte marrë një tjetër formë kësaj here krejt ndryshe të paimagjinuar edhe as nga ideuesi I kesaj ëndrre të gënjeshtërt djallit vetë. Skenari I Historise kishte marrë tjetër formë. Perëndia I bërë si njeri dhe jo njerëz të bërë perëndi.

Por “Endrra e gënjeshtërt” I ka helmatisur zemrat tona gjithashtu ajo ka errësuar gjykimin tonë. Të shpërqëndruar kaq shumë nga mosarritja e saj, të zhgënjyer prej zgjedhjes sonë, ne natyrshëm tani nuk duam të pranojmë lehtë skenarë të tillë më. Pikërisht mosarritja e saj e bën të pakonceptueshme idenë apo çdo lloj ideje të “transformimit” Perëndi njeri apo anasjelltas. Në fakt kjo ishte gënjeshtra e hershme  e Djallit, ai i tha Evës gruas së parë që nëse do të hanin nga pema ata do të ishin në gjëndje të ishin si Perëndia do të njihnin të mirën nga e keqja. Në fakt njerëzimi arriti të “merrte” vetëm pjesën e dytë të premtimit djallëzor. Për të parin të bërit si Perëndia ne si krijesa të krijuara ishte vetëm një iluzion I pamundur. Në fakt edhe unë nuk mund të imagjinoj se si njerëzit  e parë I besuan këtij premtimi. Shpjegimi I vetëm edhe në këtë rast është ai Biblik ata u mashtruan. Ata besuan dicka që nuk ishte e vërtetë dhe as që mund të bëhej e vërtetë. Cështja sot me Krishtin që ka vdekur dhe është ringjallur është jo vetëm cështja e mposhtjes së vdekjes ajo është cështja e “transformimit” më të pabesueshëm që ka ndodhur në histori, “transformimit” të Perëndisë së pakrijuar dhe të pakufizuar në një njeri si unë dhe si ti. E padukshmja ka marrë formën e dickaje të dukshme  ai që mbush gjithë universin është bërë si një nga  ne. E nëse kjo ngjarje  e pazakontë ka ndodhur aq më shumë vdekja dhe ringjallja nuk janë kaq të pabesueshme dhe të pamundura të ndodhin.

Në fakt Perëndia ka “hyrë” në historinë tonë me trajtën e tij njerëzore para 2000 vitesh. “Hyrja” dhe “dalja” e tij  nga kjo “bashkëjetesë” me ne në këtë planet përbën ngjarjen me të bujshme dhe më të pazakontë. Ato janë pikëtakime te Hyjnores me ne e vec kësaj asgjë më pak se kaq nuk mund të jenë.

Perëndia njeri, Jezusi I ringjallur nga vdekja. Kjo është festa e Pashkës sot.

Shkroi per Jete Studentore

Genci Hoxha

 

 

 

Etiketa:

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu