TESTI “ÇFARË LLOJ STUDENTI JE TI ?”

Nën dritën e thënies “Studenti i vërtetë dallohet gjatë vitit të parë” ju paraqesim testin e mëposhtëm, i cili do t’ju ndihmojë të vlerësoni aftësinë tuaj për t’u përballur me betejat dhe t’ia dilni mbanë jetës akademike. Ju urojmë gjithë të mirat!

  1. Unë arrita në universitet:

a)     tre ditë përpara se të fillonte shkolla

b)    ditën që filloi shkolla

c)     a ka filluar shkolla?

  1. Në ditën e parë të shkollës, harrova të marr me vete:

a)     bllokun e shënimeve

b)    paratë për të ngrënë sanduiç

c)     mendjen

3) Në ditën e parë të shkollës, njoha:

a) më shumë se 10 njerëz

b) 5-10 njerëz

c) nuk arrita dot në shkollë

4) Gjatë leksionit të parë:

a) dremita

b) shkruajta çdo gjë që tha profesori

c) nuk gjeta dot sallën e leksionit

5) Sa shumë stilolapsa ose lapsa ke me vete:

a) më shumë se një

b)  një

c) pse më duhet ndonjë gjë për të shkruar?

6) Ditën e parë të shkollës kisha veshur:

a) një bluzë të kuqe me shkronja të ndritshme

b) xhinse blu me një bluzë bardh e zi

c) një uniformë shkolle

7) Kur fillova të jetoj në konvikt vrava:

a) më shumë se 12 buburreca

b) 1 deri në 12 buburreca

c) nuk jetoj në konvikt

8) Që kur ka filluar shkolla:

a) kam rënë në peshë

b) kam mësuar si t’ju bëj vizitë shokëve në kohën e drekës

c) kam ngrënë mjaftueshëm

9) Deri tani kam qenë në bibliotekë:

a) të paktën 3 herë

b) vetëm njëherë sa për t’u regjistruar

c) a ka bibliotekë?

10) Kam marrë në telefon familjen, sepse:

a) më ka marrë malli për familjen

b) kisha nevojë për para

c) nuk kam marrë në telefon, sepse kam harruar numrin

 

Llogaritni pikët dhe shikoni rezultatet:

Në bazë të tabelës së mëposhtme, llogaritni pikët tuaja, sipas përgjigjeve që zgjodhët.

 

mundësitë që 

keni zgjedhur

numri i pyetjes
12345678910
A3p2p2p2p3p1p1p2p3p3p
B2p3p3p3p2p2p2p1p2p2p
C1p1p1p1p1p3p3p3p1p1p

 

Rezultatet:

10 deri në 14 pikë

Ti ke të gjitha mundësitë që ta kalosh universitetin pa problem. Mes shumë gjërash që mund të të ndodhin gjatë jetës si student rendisim: Ti mund të fitosh zakonin që ti marrësh provimet e verës në vjeshtë apo e kundërta. Mund të ndodhë që as profesorët e as shokët e tu të grupit të mos të të njohin  nëse të gjejnë rrugës. Mund të arrish në vitin e dytë pas 4 vjet shkolle. Mund të bëhesh mjeshtër për të shtyrë kohën dhe ekspert i kafeneve.

15-24 pikë

Do të karakterizoheni nga një amnestezi e lehtë gjatë provimeve, si psh:  harroni të hani disa vakte. Megjithatë, jeta është shumë interesante dhe e mrekullueshme për ta humbur në shkollë dhe në klasë. Ju e keni ndarë mendjen që profesorët më të vështirë nuk do të t’ju rrëzojnë. Motoja juaj për 4 vitet e ardhshme është: “çdo gjë do të kalojë”.

24 – 30 pikë

Ju jeni një specie në zhdukje. Çfarë mund t’ju gjejë në këto 4 vite? Mund të merrni 10 nga një profesor që asnjëherë nuk e ka lëshuar 10-ën nga dora. Mund të fitoni një bursë për të vazhduar studimet e larta në Mozambik. Mund të keni nevojë për xham më të trashë syzesh. Mund të zgjidhni aksiomën e Euklidit.

Këshillë: Kujdes! Kujtoni që kur një neuron vdes, ai mbetet përgjithmonë në atë gjendje.

 

Departamenti i  Psikologjisë:)

☺☺☺☺

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu