Të gjithë çuditen me Lek Plepin…

Por Lek Plepi nuk çuditet me askënd, sepse Lek Plepi është çudia vetë!

Ju keni dëgjuar për Lek Plepin, ma merr mendja! Nëse nuk keni dëgjuar, ose nuk shihni Televizor fare, ose nuk donia t’ia dini për Facebook-un e për asnjë rrjet tjetër social, ose thjesht jetoni te fshati më i thellë i Shqipërisë ku edhe interneti ka frikë të vijë se mos humbet 🙂 Përpara se të vazhdojmë, nëse nuk ke dëgjuar për L. Plepin, nuk je për t’u sharë! Tani të vazhdojmë…

Ja disa prej arsyeve pse Lek Plepi nuk çuditet…

1. Lek Plepi e di që ai ka liri të jetë vetvetja për çdo gjë. Pse të mos këndojë ai këngët me tekst dhe muzikë të kompozuar nga ai vetë? Kush ia ndalon njeriut këngën dhe të drejtën për të kënduar? Duket sikur disa, e duan pronë të vetën edhe muzikën sepse mendojnë që arti i përket vetëm atyre që kanë lindur në mes të Tiranës, në familje artistësh, edhe me shumë para… Jo, edhe Leka nga Dukagjini ka të drejtë të këndojë…

Të gjithë këngëtarët do të bëjnë grevë, sepse tani pronar i muzikës është Lek Plepi…”

2. Lek Plepi njeh mirë botën virtualo-sociale ku ai ka pjesën e vet UNIKE. Në mes të debateve të mëdha mes filozofësh, gazetarësh e komentuesish social, Lek Plepi po e shfrytëzon lirinë dhe unicitetin që të jep Facebook-u dhe rrjetet sociale. Disa fjalin për lirinë, disa të tjerë gjejnë hapësira lirie dhe jetojnë si të tillë. Revolucionet nuk i bën Facebook-u, por Facebook-u ju ka dhënëjë dorë atyre që duan të bëjnë revolucion. Edhe kur revolucionet janë të tipit Lek Plepi… Eshtë mirë që të mësojmë të vlerësojmë gjithsecilin për atë kontribut UNIK që sjellin në tavolinë. Ndoshta ju kujtohet një grua skoceze me emrin Susan Boyle që përpara 2 vitesh kur doli në skenë për të kënduar njerëzit qeshën me të por pastaj gjithë bota u mahnit me aftësinë e saj. A nuk mjafton vetëm një rast për të na mësuar që të mos përçmojmë krijesat e Zotit?

“Fjalët që Facebook-u do të mbyllej nuk janë vetëm fjalë… Zuckenberg po mendohej për këtë punë kur pa se Lek Plepi e meriton të jetë i vetmi që të përdorë FACEBOOK-un”

2. Lek Plepi (pa dashur) na njeh edhe ne të tjerëve. Të gjithë duket sikur kishim nevojë për Lek-ën. Kishim nevojë për një batutë që të na bëjë për të qeshur, kishim nevojë për një bisedë të thjeshtë humori, kishim nevojë të shprehim ëndrrat tona (i keni vënë re p.sh disa prej statuseve me Lek Plepin, që thonë “nuk kemi nevojë për shkollë, se Lek Plepi na bën të zgjuar :)… Madje edhe “modernistët” e Venue Club, që ma merr mendja argëtoheshin pa masë përpara me muzikë LIVE, pije ekzotike, e gjallëri, duket sikur kishin nevoja që vetëm Lek-a mund t’i plotësonte!

Lek-a mund të na ndihmojë të shohim veten në pasqyrë e t’i thërrasim mendjes për më shumë thellësi, për bindje më të qarta e më të forta rreth jetës, rreth humorit, rreth argëtimit, rreth vlerës së njerëzve (të gjithsecilit, edhe të atyre nga Dukagjini qëkemi qejf ti përçmojmë, e ti quajmë trashësisht MALOK), edhe në fund të fundit rreth vlerës së jetës…

Le të shihemi në pasqyrë si Lek-a e të mësojmë ndonjë gjë me vlerë…

“Lek Plepi e njeh veten aq mirë sa ç’njeh edhe ti veten tënde!”

Etiketa: , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu