TAXI

Tre të dehur morën një taksi. Taksixhiu i pa që ata ishin tapë dhe për tjua hedhur ndezi makinën për 10 sekonda pastaj e fiku përsëri duke u thënë që arritën në destinacion.

I dehuri i parë i dha ca para, i dyti thjesht i tha faleminderit, kurse i treti e gjuajti me shuplakë. Taksixhiu mbeti i shashtisur, sepse mendoi që asnjë nga ata nuk e kuptoi që makina s’lëvizi fare nga vendi.

Pse më godite? – e pyeti të dehurin.

Herë tjetër kontrolloje shpejtësinë se gati sa nuk na përplase – ja ktheu i dehuri.

 

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu