Studenti i Marinës

Një student i ri i marinës ishte caktuar në anije, nën mbikqyrjen e një kapiteni të moshuar.

“Çfarë do të bësh n.q.s. të vjen një stuhi e papritur, përpara anijes?”

“Do të lëshoj një spirancë, zotëri” – iu përgjigj studenti kapitenit.

“Çfarë do të bësh n.q.s. një tjetër stuhi të vjen papritur nga mbrapa anijes?”

“Atëherë do të hedh një tjetër spirancë, kapiten”.

“Po n.q.s. të vjen një stuhi tjetër nga e majta jote, çfarë do të bësh atëhere?” – e pyeti kapiteni.

“Do të hedh një tjetër spirancë në det, zotëri”

“Prit pak,” – tha kapiteni. – “Ku i gjen gjithë këto spiranca që hedh në det ti?”

“I gjej në të njëjtin vend, ku edhe ju gjeni kaq shumë stuhi të papritura, zotëri”.

 

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu