Shoqëri e mrekullueshme

Kur erdha në Tiranë kisha lënë pas një shoqëri, të mrekullueshme nga gjimnazi. Në fakt nuk po prisja të krijoja një shoqëri tjetër aq të ngushtë.

Motra ime më ftoi të bëhesha pjesë e lëvizjes “Jetë Studentore”.

 

Aty kuptova sa e rëndësishme ishte të kisha njerëz pranë. Aty gjeta shoqërinë e zemrës.

Pjesëmarrja në JEST (JetëStudentore) më ka ndihmuar në shumë aspekte.

Kur erdha në universitet isha shumë e mbyllur dhe fjalëpakë, kurse tani jam unë ajo që marr hapin dhe flas madje edhe me njerëz që nuk i njoh.

Në JEST provova gjithçka, që kisha patur ëndërr të bëja në vitet studentore; Miqësi të mira dhe të sinqerta; Mbështetje dhe motivim për të arritur më shumë.

Ç’mund të përfitoja më shumë nga një grup studentor?!

Etiketa: , ,

Kategoria: Histori nga Jeta

Komento ketu