Tag archive for Besim

Dashuri dhe Jetë?

Një nga artikujt e revistës trajton cështjen e nevojës për të pasur një jetë me vlerë dhe një dashuri të pakushtëzuar... Më poshtë keni një variant të këtij diskutimi trajtuar në një takim studentor në Elbasan.

Continue Reading→

Facebook apo Soulbook?

Facebook-u është ish-Blloku i Tiranës ku njerëzit dalin me hudh sytë dhe me ua hudhë sytë. Facebook-u është më shumë një Soulbook-Libër i Shpirtit. Megjithatë, ne kemi dëshirë ta shmangim këtë emër – Soulbook – sepse e kemi vështirë ta pranojmë se shpirti ynë ka nevoja. Në përgjithësi, duam ta shmangim idenë se jemi qënie shpirtërore, se ka diçka përtej mishit tonë materialist, e kësisoj, duam të shmangim një pjesë të rëndësishme të qënies sonë.

Continue Reading→

Skënderbeu: Në kërkim të shqiptarit shembullor

Gjergji na vërteton që besimi tek Krishti nuk të ndalon të jesh një qytetar model dhe ti shërbesh vendit tënd. Ndonjëherë mendojmë që besimi është thjesht një zgjedhje personale që s’ka ndikim në mënyrën se si jetojmë. Kastriotasi na dëshmon që jo vetëm që besimi ka vlerë, por ai e ndikon kryekëput mënyrën se si jetojmë. Gjithashtu, besimi nuk është një zgjedhje për “të dobëtit”. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë: besimi është një zgjedhje që kërkon burrëri – ose vajzëri, për vajzat! Me fjalë të tjera, kërkon njerëz që i shqyrtojnë çështjet, kthjellohen për realitetin, dhe marrin vendime duke mbajtur përsipër edhe pasojat e vendimeve.

Continue Reading→

Dashuri dhe Jetë në 4 ligjet shpirtërore

Dikush shkroi që kur një realitet e dëshirojmë kaq shumë, atëherë me patjetër ky realitet duhet të ekzistojë diku. Dhe nëse e dëshirojmë kaq shumë edhe jetën cilësore edhe dashurinë e vërtetë, atëherë duhet të ekzistojë mundësia ti përjetojmë të dyja. Jezus Krishti, është e vetmja alternativë, që i mundëson të dyja. Dhe përmes tij mund të kesh, edhe plotësinë e jetës, edhe përmbushjen e dashurisë.

Continue Reading→

Mes dashurisë dhe jetës

Jezusi mishëroi alternativën e humbur të harmonisë së jetës me dashurinë. Kemi lindur për të jetuar në përjetësi. Dhe dashuria do të rrjedhë si motiv i jetës sonë. Dhe kur gjërat të shkojnë keq – kuptohet qartë që kanë shkuar keq – Krijuesi vetë do të na vizitojë për ti rregulluar. Dhe Krijuesi na vizitoi. Jezusi e dha jetën plotësisht për të na dhuruar plotësinë e dashurisë. Dhe kushdo që e pranon dhuratën e tij, i merr të dyja: edhe jetën edhe dashurinë!

Continue Reading→

Liber Falas…

"... Në fakt, e vërteta është edhe fokusi i këtij libri të vogël. Më saktë, e vërteta thelbësore e jetës njerëzore që është një e vërtetë kaq befasuese, kaq e pabesueshme, kaq e thjeshtë dhe tronditëse, sa mund të sjellë revolucion në cdo jetë njerëzore me pasoja të mrekullueshme..."

Continue Reading→