Përpara sezonit: Si mund ta dallosh që ke për të ngelur në provim?

1. E merr fletën e provimit, e palos dhe fillon të bësh një aeroplan me të. Pastaj provon sesa larg mund të fluturojë.

2. E shikon testin dhe mendjen e ke bosh, po aq bosh sa ç’është edhe fleta me përgjigjet e provimit.

3. Fillon të bësh bingo për përgjigjet e duhura dhe rastësisht zgjedh ndonjë shkronjë për përgjigjet e shumëfishta

4. Në përgjigjet “E Vërtetë – E Rreme”, zgjedh vetëm “E Vërtetë”, sepse profesori yt asnjëherë s’do të të gënjente

5. Meqë e ke lënë fletën e kopjes në shtëpi, fillon të përpiqesh të gjesh përgjigjet e duhura duke shqyrtuar kopjen që ke në pëllëmbën e dorës.

6. Kur ndodh që profesori të ndërron bankën ku ke shkruar disa gjëra për të qenë i sigurtë, shikon te banka tjetër se mund të përfitosh nga puna e dikujt tjetër

7. Kur ke parë filxhanin ose letrat, gjithmonë të del aty një figurë që i përngjan numrit 4.
8. Fillon të djersish, pastaj të erren sytë, të merren mendtë dhe gati të bie të fikët. Këmbëngul që ta bësh provimin por ndërkohë kanë telefonuar urgjencën.

9. Nuk mban mend si të shkruash emrin tënd. Pastaj shkruan datën e gabuar. Që nga ky moment puna ka marrë të tatëpjetën.

10. E mbaron provimin për dy minuta duke shkruar: “Unë të dua, ti më do. Do marr një 10 me domosdo!” ( Të takon një 10 për krijueshmërinë dhe për optimizmin).

Pergatiti: E. Mehilli

, , No Comment

Shkruaj një koment