E ka parë njeri kohën time?

1440 minuta. 24 orë. Në ditë. Kaq kemi mundësi të jetojmë të gjithë. E megjithatë, për disa prej nesh, duket sikur nuk mjafton. Studentët në veçanti ankohen shpesh për mungesën e këtyre minutave.
Në të vërtetë, pas mbarimit të shkollës, ish-studentëve, ju duket si kohë e artë ajo që kanë kaluar në shkollë: orë të tëra pushim kafeneve rreth universitetit bashkë me luksin për të rrëkëllyer ca “thashetheme” studentore me bashkëvuajtësit e tjerë. Çfarë nuk
shkon që duket sikur ka pak kohë ndërsa je me studime? Edhe kjo “sëmundje” e ka një simptomë: ç’organizim. Më poshtë vijon
një listë se si mund ta dallosh nëse je një nga pacientët:
* Asnjëherë nuk ke kohë të mjaftueshme për gjërat që duhen bërë.
* Stresi i kapërcen nivelet e normales.
* As vetë nuk je i kënaqur me atë që bën sepse janë poshtë standardit që ke vendosur.
* Vlerësimi për veten të bie përtokë.
* Miqtë humbasin e “të ftohen” sepse nuk ke kohë të mjaftueshme për të kaluar me ta.
* Fillon të harrosh takime, telefonata, të lajmërosh prindërit për nevojën për para e detaje të tjera të kësaj rëndësie.
* Harxhon kohë në punë jo të frytshme – “pa bukë” kur thotë populli.
* Ndërsa bën punë të vogla, e kalon kohën duke ëndërruar me sy hapur për të ardhmen e ndritur që ke përpara, por që tani s’ke nge ti përkushtohesh.
Ç’organizimi është një variant financiar i borxhit. A ke menduar ndonjëherë, që po të vendoset një tarifë financiare për kohën e shpenzuar – domethënë që paguhesh për punët më vlerë që bën dhe jep para për kohën e harxhuar kot – sa në borxh mund të
jesh?

Edhe koha duhet buxhetuar!

Ligji i ekonomisë vlen edhe për kohën: burimet e kufizuara, dëshirat pa fund. Ashtu siç mësohemi të buxhetojmë paratë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe për kohën. Kështu do të sigurohemi që gjërat e rëndësishme do të bëhen.

Vendos prioritetet

Mendo për javën që kaloi. Shëno në një fletë ngjarjet e javës. Pas gjumit, kush renditet në listë si aktiviteti që të ka marrë më shumë kohë? Ja ku e dallove prioritetin tënd. Zakonisht mund të shkurajohesh kur bën këtë zbulim. Por nuk ke kohë për t’u mërzitur. Bëj një plan për javën që ke përpara. Në të njëjtën fletë, vendos dy kolona: në njërën shkruaj gjërat e rëndësishme të javës, në tjetrën dëshirat e javës. Vendos përbri secilit aktivitet kohën që do të japësh. Nëse studimi është prioriteti i asaj jave, atëherë kjo duhet të pasqyrohet në orar në një bllok kohor të palëvizshëm (le të themi 19:00-22:00 cdo pasdite). Kur të vijnë oferta për kafe, për një lojë pesëkatësh, a për një shëtitje vërdallë në lagje, vendos të thuash “JO” në këtë bllok kohe. Nëse e zhvillon këtë zakon, ka shumë të ngjarë që do jesh mjaft i përgatitur për provimet dhe do të kesh përditë mjaft kohë për
të bërë gjëra të tjera përfshi dhe argëtimin.

Planifiko!

Po sikur të provosh që një orë, dikur të dielën pasdite vonë ose në darkë, të mendosh për javën që vjen edhe të hedhësh ca ide në një copë letër? Ata që e provojnë, do ta shikojnë begatinë e këtij sygjerimi.
E ç’vlerë do të kenë të gjitha këto, nëse nuk ndjek me besnikëri vendimet që ke marrë për orarin tënd? Mos i lejo që “urgjencat”, apo planet e parëndësishme të të tjerëve të të vjedhin kohën. Kësisoj, di si ti përgjigjesh asaj shprehjes që thotë: “Pabin e sotëm
mos e lër për nesër, se studimet i ke aty gjithmonë!”

Erjona Mëhilli

, , , No Comment

Shkruaj një koment