Topic Marrëdhënie

Facebook apo Soulbook?

Facebook-u është ish-Blloku i Tiranës ku njerëzit dalin me hudh sytë dhe me ua hudhë sytë. Facebook-u është më shumë një Soulbook-Libër i Shpirtit. Megjithatë, ne kemi dëshirë ta shmangim këtë emër – Soulbook – sepse e kemi vështirë ta pranojmë se shpirti ynë ka nevoja. Në përgjithësi, duam ta shmangim idenë se jemi qënie shpirtërore, se ka diçka përtej mishit tonë materialist, e kësisoj, duam të shmangim një pjesë të rëndësishme të qënies sonë.

Continue Reading→

Sex & the Student City

Zgjedhjet që bëjmë në sjelljet tona seksuale mund të jetë një nga mënyrat kryesore për të ndikuar qytetin tonë. A guxojmë të jemi ndryshe? A guxojmë të besojnë të vërtetën e Fjalës së krijuesit edhe pse kjo Fjalë bie ndesh me “trendin” e ambientit studentor? Ti vendos vetë ku do të qëndrosh: të zgjedhësh rrugën e Krijuesit të Seksit, apo përvojën e katër femrave “moderne” si udhërrëfyes për ta dhënë veten seksualisht kohë e pa kohë! Nuk është vetëm “Sex & the Student City”. Është SEX dhe cilësia e jetës tënde, përpara se të bësh zgjedhje të pakthyeshme për të cilat do të pendohesh herët a vonë.

Continue Reading→