Topic Editorial

Mes dashurisë dhe jetës

Jezusi mishëroi alternativën e humbur të harmonisë së jetës me dashurinë. Kemi lindur për të jetuar në përjetësi. Dhe dashuria do të rrjedhë si motiv i jetës sonë. Dhe kur gjërat të shkojnë keq – kuptohet qartë që kanë shkuar keq – Krijuesi vetë do të na vizitojë për ti rregulluar. Dhe Krijuesi na vizitoi. Jezusi e dha jetën plotësisht për të na dhuruar plotësinë e dashurisë. Dhe kushdo që e pranon dhuratën e tij, i merr të dyja: edhe jetën edhe dashurinë!

Continue Reading→

Sex & the Student City

Zgjedhjet që bëjmë në sjelljet tona seksuale mund të jetë një nga mënyrat kryesore për të ndikuar qytetin tonë. A guxojmë të jemi ndryshe? A guxojmë të besojnë të vërtetën e Fjalës së krijuesit edhe pse kjo Fjalë bie ndesh me “trendin” e ambientit studentor? Ti vendos vetë ku do të qëndrosh: të zgjedhësh rrugën e Krijuesit të Seksit, apo përvojën e katër femrave “moderne” si udhërrëfyes për ta dhënë veten seksualisht kohë e pa kohë! Nuk është vetëm “Sex & the Student City”. Është SEX dhe cilësia e jetës tënde, përpara se të bësh zgjedhje të pakthyeshme për të cilat do të pendohesh herët a vonë.

Continue Reading→

Liber Falas…

"... Në fakt, e vërteta është edhe fokusi i këtij libri të vogël. Më saktë, e vërteta thelbësore e jetës njerëzore që është një e vërtetë kaq befasuese, kaq e pabesueshme, kaq e thjeshtë dhe tronditëse, sa mund të sjellë revolucion në cdo jetë njerëzore me pasoja të mrekullueshme..."

Continue Reading→

Mbamëni amani!

Ndryshe nga ç’mund të presësh, besimi tek Zoti nuk e pengon gjallërinë e ambientit të lëvizjes sonë. Në të kundërt, thirrja për ta konsideruar Perëndinë, do të shndërrohet në gur themeli për gjallërinë e jetës tënde, jo vetëm studentore. Ne mendojmë që ky është “çelësi magjik” për të hapur një portë, që do ta kthejë kohën tënde studentore në vlerë edhe pasuri për të gjithë të ardhmen.

Continue Reading→