Rreth Nesh

Jetë Studentore dhe Të rinjtë në prag të jetës, janë degë të lëvizjes ndërkombëtare të Institutit Jeta e Re.
Kjo lëvizje rinore i ka fillimet në SHBA në vitet ‘50 dhe është shtrirë tashmë në më shumë se 200 vende në botë me
miliona të rinj të përfshirë.
Në Shqipëri fillesat e lëvizjes gjenden në vitin 1992, menjëherë pas rënies së komunizmit. Në Kosovë lëvizja filloi pas ngjarjeve të vitit 1999 kur Kosova u gjend e lirë dhe kishte mundësi për të kërkuar të vërtetën.
Pas gati 18 vjetësh, kjo lëvizje është kthyer në grupimin më të madh rinor në të gjitha trojet shqiptare.
Synimi kryesor i kësaj lëvizje është krijimi i një ambienti të këndshëm rinor
ku studentët dhe gjimnazistës përfitojnë miqësi domethënëse, dallojnë vlera dhe zhvillohen në aspektet akademike, shoqërore dhe shpirtërore. Synimi ynë përmbushet përmes mundësive për tu mbledhur bashkë rregullisht, përmes bisedave miqësore, diskutimeve për cështjet e ditës dhe të jetës, miqësisë, humorit, muzikës, argëtimit, sportit.

Revista Jetë Studentore është botim i kësaj lëvizje me synim bashkëbisedimin me studentët rreth këtyre nevojave. Ju mirëpresim të na shkruani.