Mes dashurisë dhe jetës

“Ai lëviz, ti lëviz”, i thotë e ëma Belës në historinë e “Muzgut”, “si magnete.” Kështu mes shumë linjash të tjera, një prej romaneve-film që po bën bujë në gjithë botën, portretizon një dashuri të pamundur mes dy të rinjve. Njëri njeri. Tjetri vampir. “Është një histori që thekson shumë më tepër romancën, sesa horrorin e vampirëve”, thotë komentuesi kulturor Pol Asai.
Belës i duhet të zgjedhë: të jetojë si njeri edhe të humbasë përjetë dashurinë e saj, apo të fitojë dashurinë duke humbur jetën e duke u shndërruar në një vampir? Në jetë pa dashuri apo me dashuri e pa jetë?
Ky motiv në sagën e “Muzgut” i përngjason një drame që e përjetojmë të gjithë ndërsa përpiqemi t’i japim kuptim përditshmërisë sonë. Ne duam një jetë me dashuri. Por në muzgun tonë zhgënjyes ngjarjet marrin tjetër rrjedhë. Pamundësia për të pasur jetën dhe një dashuri me plot kuptim na stërmundon. Jeta është e vështirë e plot sfida, ndërsa njerëzit me të cilët dashurohemi na zhgënjejnë, na vaktësojnë, na rrinë larg e nuk na kuptojnë.
Ka edhe një dhimbje më të rëndë: as vetë nuk ia dalim që të jemi për t’u dashur. Të tjerëve ju shkaktojmë po aq dhimbje sa ç’na shkaktojnë ata ne. Realiteti i jetës sonë, ku na duhet të zgjedhim mes disa dilemave, nuk më tingëllonte i këndshëm kur isha student. Deri sa u bëra 18 vjeç, kisha dëgjuar vetëm shpjegime për ashpërisë e jetës dhe ngatërresat e dashurisë: “Jeta është luftë”, thoshte babi. “Të tjerë duam, të tjerë na duan, me të tjerë martohemi”, thoshin shokët.
Si Bela, unë dhe të ngjashmit e mi, gjithmonë në kërkim të jetës e dashurisë!
A më duhet të zgjedh? Një njeri që ka jetuar shumë vite përpara, më befasoi. Isha 18 vjeç. “Në të gjendej jeta…” thuhet për të. Jeta që po kërkoj unë? Dhe gjithashtu, ky njeri shndërrohet në përkufizimin e dashurisë: “të japësh jetën për tjetrin”.
Përtej keqkuptimeve fetare, teorive të ndërlikuara, dhe krenarisë për të pranuar zgjidhje nga njerëz që kanë jetuar shumë larg nga unë në kohë e hapësirë – mu desh ta konsideroj këtë njeri me emrin Jezus.
Tani nuk jemi më si Bela, përballë një zgjedhje të vështirë. Tani zgjedhja e vështirë është të tejkalojmë paragjykimet dhe të pranojmë ofertën e tij… Që ta materializosh këtë vendim, lexo materialin “Dashuri dhe Jetë në 4 Ligjet Shpirtërore”.

, , , , No Comment

Shkruaj një koment