Facebook apo Soulbook?
Facebook-u është ish-Blloku i Tiranës ku njerëzit dalin me hudh sytë dhe me ua hudhë sytë. Facebook-u është më shumë një Soulbook-Libër i Shpirtit. Megjithatë, ne kemi dëshirë ta shmangim këtë emër – Soulbook – sepse e kemi vështirë ta pranojmë se shpirti ynë ka nevoja. Në përgjithësi, duam ta shmangim idenë se jemi qënie shpirtërore, se ka diçka përtej mishit tonë materialist, e kësisoj, duam të shmangim një pjesë të rëndësishme të qënies sonë.
Continue Reading →
Sex & the Student City
Zgjedhjet që bëjmë në sjelljet tona seksuale mund të jetë një nga mënyrat kryesore për të ndikuar qytetin tonë. A guxojmë të jemi ndryshe? A guxojmë të besojnë të vërtetën e Fjalës së krijuesit edhe pse kjo Fjalë bie ndesh me “trendin” e ambientit studentor? Ti vendos vetë ku do të qëndrosh: të zgjedhësh rrugën e Krijuesit të Seksit, apo përvojën e katër femrave “moderne” si udhërrëfyes për ta dhënë veten seksualisht kohë e pa kohë! Nuk është vetëm “Sex & the Student City”. Është SEX dhe cilësia e jetës tënde, përpara se të bësh zgjedhje të pakthyeshme për të cilat do të pendohesh herët a vonë.
Continue Reading →Recent Entries
Go To Archive
Përpara sezonit: Si mund ta dallosh që ke për të ngelur në provim?
10 shenjat qe te ndihmojne te dallosh nese do te ngelesh ne provim apo jo... Mos e merrni edhe aq seriozisht, por edhe jo seriozisht mos e merrni :)
Continue Reading →
Dashuri dhe Jetë?
Një nga artikujt e revistës trajton cështjen e nevojës për të pasur një jetë me vlerë dhe një dashuri të pakushtëzuar... Më poshtë keni një variant të këtij diskutimi trajtuar në një takim studentor në Elbasan.
Continue Reading →
Skënderbeu: Në kërkim të shqiptarit shembullor
Gjergji na vërteton që besimi tek Krishti nuk të ndalon të jesh një qytetar model dhe ti shërbesh vendit tënd. Ndonjëherë mendojmë që besimi është thjesht një zgjedhje personale që s’ka ndikim në mënyrën se si jetojmë. Kastriotasi na dëshmon që jo vetëm që besimi ka vlerë, por ai e ndikon kryekëput mënyrën se si jetojmë. Gjithashtu, besimi nuk është një zgjedhje për “të dobëtit”. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë: besimi është një zgjedhje që kërkon burrëri – ose vajzëri, për vajzat! Me fjalë të tjera, kërkon njerëz që i shqyrtojnë çështjet, kthjellohen për realitetin, dhe marrin vendime duke mbajtur përsipër edhe pasojat e vendimeve.
Continue Reading →
Dashuri dhe Jetë në 4 ligjet shpirtërore
Dikush shkroi që kur një realitet e dëshirojmë kaq shumë, atëherë me patjetër ky realitet duhet të ekzistojë diku. Dhe nëse e dëshirojmë kaq shumë edhe jetën cilësore edhe dashurinë e vërtetë, atëherë duhet të ekzistojë mundësia ti përjetojmë të dyja. Jezus Krishti, është e vetmja alternativë, që i mundëson të dyja. Dhe përmes tij mund të kesh, edhe plotësinë e jetës, edhe përmbushjen e dashurisë.
Continue Reading →
E ka parë njeri kohën time?
Në të vërtetë, pas mbarimit të shkollës, ish-studentëve, ju duket si kohë e artë ajo që kanë kaluar në shkollë: orë të tëra pushim kafeneve rreth universitetit bashkë me luksin për të rrëkëllyer ca “thashetheme” studentore me bashkëvuajtësit e tjerë. Çfarë nuk shkon që duket sikur ka pak kohë ndërsa je me studime? Edhe kjo “sëmundje” e ka një simptomë: ç’organizim.
Continue Reading →


