Pyetje & Përgjigje rreth Projektit ONLINE

Ti mund të jesh një nga ata mijëra studentë që kanë marrë një broshurë ONLINE këto ditë. E ndoshta në shpejtësinë e bisedës, disa prej detajeve kanë “rrëshqitur” e nuk kanë qënë të qarta…

Duke shkruar thjeshtë e qartë, po përpiqemi të sqarojmë gjithçka duhet të dini për projektin ONLINE…

Pyetje: Çfarë është ONLINE?

Përgjigje: Projekti ONLINE është një projekt studentor, i organizuar nga Jetë Studentore, me fokus një konkurs individual dhe në grupe të organizuara sipas fakulteteve. Grupet do të konkurojnë në volejboll, kërcim, dhe konkurs individual mbi përmbajtjen e broshurës ONLINE.

Informacionin e broshurës mund ta lexoni edhe në faqen studentore www.online.jetestudentore.com.

Pyetje: Ku zhvillohet ONLINE?

Përgjigje: Projekti ONLINE zhvillohet në tre qendra studentore. Në Tiranë, në Korçë dhe në Elbasan. Në të tre këto qendra studentore organizohen aktivitete të ndryshme. Çmimet për konkursin janë të ndryshme në secilin prej këtyre qyteteve.

Klikoni në emrat e qendrave e listuara për të kuptuar këto detaje për secilën nga këto qendra: Tiranë, Korçë, Elbasan.

Pyetje: Kur fillon projekti në Tiranë?

Përgjigje: Projekti në Tiranë fillon në datën 17 Mars 2011 në orën 17.00. Klikoni këtu për të parë hartën e vendit ku zhvillohet aktiviteti.

Pyetje: Po faqja www.online.jetestudentore.com, ç’lidhje ka me këtë projekt?

Përgjigje: Kjo faqe interneti ka të përmbledhur informacionin e broshurës ONLINE që ju është shpërndarë studentëve. Kjo faqe interneti ju jep mundësinë gjithashtu që të rregjistroheni për konkursin.

Pyetje: Po çmimi për Esenë ONLINE çfarë është?

Përgjigje: ESEJA ONLINE është një konkurs kombëtar, i ndërtuar mbi një pikturë që është botuar në këtë faqe. Për të marrë pjesë thjesht na dërgoni një ese mbi këtë pikturë dhe ne do të shpallim fituesin me datën 7 prill 2011. Në konkurim mund të marrin pjesë studentë nga e gjithë Shqipëria & Kosova. Çmimi i parë do të fitojë 3000 lekë të reja.


Etiketa: ,

Kategoria: AKTIVITETE

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. nertila tafani says:

    Urime Jete studentore,i vetmi koment qe mund te bej eshte tju pergezoj per gjithcka beni.urimi me i vecante per kte periudhe i perket projektit ONLINE.vertete shume mire,e kuptoj shume qarte mesazhin e ketij projekti dhe me kenaqesi e pranova ate!!!suksese te metejshme ne misionin tuaj!!!

Komento ketu