Profesori i Drejte

Para ca kohesh takova nje student, e njihja qe para nje viti. Po bisedonim per gjera te ndryshme dhe me ne fund doli biseda tek Zoti. Heren e fundit qe u takuam dhe biseduam per gjera rreth besimit te Zoti, me tha, “ Nuk kam lexuar shume per asnje nga fete; do te lexoj dhe heren tjeter do flasim me shume per kete”. Dhe ja ku u gjendem perballe njeri-tjetrit, une e pyeta: “He, ke lexuar ndonje gje nga Kurani ose Bibla?” Ai me tha: “I jam perkushtuar fakultetit dhe nuk kam kohe per keto gjera. Po studioj dhe kaq. A nuk eshte e mjaftueshme qe te jem nje djale i mire dhe te studioj shume? A nuk  eshte mire dhe mjaft?”

Une iu pergjigja: “Eshte mire, por jo mjaft”. “E di pse? – vazhdova – sepse Zoti eshte si nje profesor me shume integritet dhe kur te jemi para tij ka per te na bere nje pyetje: “Pse te le te hysh ne parajse?” Ky eshte testi i profesorit qiellor. Edhe pse mund te jesh shume djale i mire dhe te dish shume pergjigje, Ai kerkon pergjigjen ekzakte per  pyetjen e Tij. Eshte njesoj sikur te shkosh ne provimin e juridikut dhe te kesh lexuar shume per biologjine e sidomos per bakteriet. Si mendon a do te ta jape provimin profesori? Besoj se jo. Ti mund te thuash “po profesor une kam mesuar shume mire biologjine dhe e di permendesh” Ai do te te thote “Mire, nuk eshte keq qe te dish edhe nga biologjia, por une jam profesori i juridikut  dhe ti ke ngaterruar testin dhe i je pergjigjur pyetjes se gabuar”.

Nje dite isha me nje student tjeter dhe po bisedonim rreth  gjerave te besimit. Po flisnim per jeten e perjetshme kur e pyeta se si do t’i pergjigjej Zotit nese Ai do ta pyeste:”Pse te le te hysh ne parajse?

Ai studionte per Juridik dhe me tha: “Kur isha ne nje provim me ra pyetja  per Padine e Revendikimit, por une nuk e kisha prekur fare me dore. Dhe a e di cfare bera? Shkrova per Posedimin qe e kisha mesuar shume mire”. Une e pyeta “A ta dha profesori provimin?” Ai tha: “Jo, me ngeli!”. “Po pse”? e pyeta une. “Ti e dije shume mire posedimin, si ka mundesi”? “ Po” tha. “E dija, po vetem nuk ishte pyetja qe profesori kerkonte”. Me tha gjithashtu qe ishte i interesuar te dinte per fatin dhe jeten e tij ne te ardhmen, per kete arsye kishte shkuar dhe tek nje falltor. Falltori i kishte thene se jeta eshte pak a shume ashtu si ti e planifikon. Pra, po planifikove mire, do te shkoje mire dhe do te realizohet. Une i thashe “Mire eshte te planifikojme, por ne qofte se ne planifikojme te martohemi, te kemi 5 femije dhe te behemi profesionist ne nje fushe, a e kemi ne dore jeten, pershembull kur do te vdesim? Po ne qofte se vdesim dhe te gjitha  keto, edhe pse jane plane te mira, na mbesin vetem ne leter?” dhe me tej i thashe “Ne duhet te merremi me pyetjen “Po me pas?” Dhe “Si?”.

Ravi Zakaria ne librin e tij “A mund te jetoje njeriu pa Perendine” tregon per nje njeri qe kishte deshire te behej i famshmem dhe te arrinte majat e suksesit. Dhe kur shkoi ne maje, atje ku kishte synuar gjithmone tha: “Ta kisha ditur se cfare ka ketu ne maje, kurre nuk do te kisha marre rrugen per t’u ngjitur”. Gjithmone njeriu ka deshire per me shume dhe nuk kenaqet kurre me sa ka, por ai duhet t’i pergjigjet nje pyetjeje:” Po me pas?”

Une po ju pyes:” Po me pas?” Kur te kesh arritur ne fund te jetes tende, si do t’i pergjigjesh? Nese je nder njerezit qe beson, me jep nje arsye pse te te lejoje Zoti te hysh ne parajse? E ke gjetur testin me te cilin pyet Profesori me i drejte dhe me i mire ne bote? Po pergjigjen? Zoti na ka dhene kete jete per t’ju pergjigjur ketyre pyetjeve dhe kjo eshte nje shenje pjekurie, qe tregon se po kerkojme per arsyen se pse jemi ketu dhe ku do jemi me pas.

Po me pas? Me thuaj nje arsye pse? A e di pergjigjen, dhe ne baze te cilit test?

Etiketa: , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu