Pasioni i Krishtit

Një film nga drejtori dhe fituesi i Academy Award Mel Gibson vjen me një histori të thellë guximi dhe sakrifikuese të dymbëdhjetë orëve të fundit të jetës së Jezu Krishtit.

Jetë Studentore Prishtinë shfaq filmin Pasioni i Krishtit me datë 04.04.2012 ne ora 18:00

Shiko Trailer Pasioni

 

Pashka dhe ti


Ne të gjithë dëshirojmë paqe, zhvillim e begati  të shpejtë për vendin tonë.

Ne duam që të kemi mirëqenje, siguri e qetësi në shtëpitë tona.

Dëshirojmë që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe me garancion të plotë për jetët e tyre.

Çdo herë mendojmë, projektojmë dhe bëjmë ato gjëra që na duken se janë të mira.

Disa mendojnë se puna u ecën mire, të tjerët jo, por ajo që po humbet çdo ditë pa u kuptuar fare është DASHURIA.

Dashuria, palca që lidh të gjitha gjërat po zëvendësohet gjithnjë e më shumë me atë që quhet interes.

Me interes do fëmija prindin, me interes do burri gruan, me interes do miku mikun.

Nuk e beson ti këtë? Është e vërtetë.

Shumë njerëz kërkojnë dhe ëndërrojnë që brenda një nate të kenë gjithçka, të jenë të pasur, por shumë pak po shqetësohemi për gjërat shpirtërore. A mundemi vallë t’i bëjmë ballë jetës me fuqitë tona njerëzore pa fuqinë e Perëndisë?

Më kot lodhemi duke provuar në të djathtë e në të majtë, pa fuqinë e Perëndisë nuk mund të ndodhë asgjë.

Pesha e mëkatit dhe ligësia e këtij vendi e pengojnë Perëndinë të punoj këtu. Ne shpesh pyesim: Pse Zoti e trajtoj kështu këtë vend? Ç’është ky zemërim kaq i madh? Dhe përgjigjja është:

Sepse e kemi braktisur Zotin, me gojë flasim se besojmë, por zemra jonë i shërben djallit.

Por Zoti të do ty, Zoti i do shqiptarët!

Fjala e Ti edhe një herë na bën thirrje: “Në qoftë se populli i cili thirret në emrin Tim përulet. Lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, Unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’ia fal mëkatet e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.”

Dashuria e Perëndisë është pa interes, Ai na deshi dhe atëherë kur ne ishim ende mëkatarë, Jezusi vdiq për ne.

“Sepse Perëndia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Gjoni 3:16

Kjo është ajo që ne e besojmë; Zoti nëpërmjet sakrificës së Birit të Tij na ka falur. Tani ne quhemi populli i Perëndisë. Ai është i vetmi që vendos paqe, gëzim e kënaqësi në jetën tonë, por mbi te gjitha Ai na jep shpresë për një të ardhme të sigurtë.

Nëse duam bekim për Kosovën dhe nëse duam të jetojmë në paqe “Le të kërkojmë me parë Mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha gjërat do të na jepen si shtesë”.

Ky është mesazhi që ne e përcjellim tek ju:

“Pendohuni dhe kthehuni në rrugën e Zotit jo me fjalë por me vepra dhe Ai do te vendosë dorën e tij duke bekuar jetën tuaj”.

Ju vetë zgjidhni kujt doni ti shërbeni me jetën tuaj.

Pro @ Contra në Jetë Studentore

 

Jetë Studentore organizon takim në formë debati me studentët e Prishtinës.
Tema: Besimi (Besimi në Zot)
Datë 29.02.2012
Ora 18:00
Vendi: Zyra e Jetë Studentore
Ju mirëpresim!

Do shkoj edhe unë…

 

 

E mërkurë

Ora 18:00

Ju mirëpresim!

 

Një dhuratë për ty!

Me rastin e festes së Krishtlindjes Jetë Studentore në Prishtinë organizon takim festiv me student.

Pjesë e takimit do të jen këngët, lojrat, dhuratat, humori dhe një fjalim lidhur me kuptimin e kësaj feste të veçantë.

Takimi mbahet me 21 Dhejtor

Ora 18:00

Në Hotel Grand

Hyrja falas!

Ju mirëpresim!

Shkarko broshurën në PDF:Krishtlindja 2011 JS1

Krishtlindja më e mirë

Çfarë është dhurata më e mirë që mund të marrësh këtë vit për festa?

Përtej trillimeve të tilla si plaku i Vitit te Ri, ne gjejmë realitetin historik të lindjes së Jezusit. Në një vend dhe kohë reale, prezenca e Tij shkaktoi një ndryshim kaq të madh saqë në baze të tij datojmë kalendarin “2011 Pas Krishtit”. Çfarë domethënie ka për ne sot?

Pse e gjithë bota feston ditëlindjen e Jezusit? Ky fëmije i vogël, i lindur në një familje zdrukthëtaresh në qytetin e vogël të Betlehemit në Lindjen e Mesme ka ndjekës në të gjithë botën. Ditëlindjen time nuk e feston gjithë bota. Pse është ai kaq i veçantë?

Jezusi tha se mund t’iu jepte njerëzve jetën e përjetshme dhe faljen e mëkateve…aftësi që në mënyre të qartë i përkasin vetëm Perëndisë.

Mënyra e komunikimit të Tij ishte gjithashtu unike. Jezusi nuk i mësoi njerëzit “10 hapa për të arritur Shenjtërinë”, apo “Disiplina personale për të arritur Perëndinë”. Jezusi tha “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveç se nëpërmjet meje”1 Ai u kërkoi njerëzve të fokusoheshin tek personi i tij me thënie si: “ Unë jam drita e botes: kush me ndjek nuk do të ec në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” 2 

Shumë njerëz e kane të lehtë ti japin Jezusit tituj si: “ mësues i frymëzuar” apo edhe “profet”. Po sikur ky Jezus të cilin ne ia festojmë ditëlindje të jetë Mesia? Po sikur ai të jetë Perëndia në formën njerëzore për të cilin shkruan profetët?!

Profeti Mikea tha se Mesia do të lindej në Betlehem. Profeti David tha se do të ishte një nga pasardhësit e tij. Profeti Isaia tha se do të predikonte në Galile dhe do të vdiste me anë të torturës. Dhe kështu me radhë. Ka mbi 100 profeci të drejtpërdrejta dhe specifike që i ndihmojnë njerëzit për të identifikuar Mesine. Jezusi përmbushi secilën prej tyre. Mundësitë që një person në mënyre të rastësishme të përmbushë 8 nga këto profeci është 1 në 100,000,000,000,000,000.3

Çfarë i tërheq sot njerëzit nga kombe të ndryshme si India, Kina, Lindja e Mesme dhe njerëz nga e gjithë bota të besojnë në Jezusin? Pse është Jezusi kaq tërheqës?

Në fillim njerëzit e ndoqën Jezusin për shkak të dhembshurisë së Tij dhe të mrekullive që i kreu për të përmbushur nevojat e njerëzve. Ai shëroi të verbrin, të paralizuarit ecën4. Kush nuk do te donte të ishte i falur?! A nuk do të dëshiroje që mëkatet e tua të faleshin? Kush nuk do të dëshironte paqe dhe gëzim?!

Por Jezusi është më shume se kaq. Karakteri dhe fjalët tij autentike iu dhanë njerëzve që jetuan atëherë, dhe neve sot, arsye për të besuar. Kur u konfrontua Ai i ftoi kritiket e tij më të mëdhenj që ta ballafaqonin për mëkatet që panë në jetën e tij. Ata mbeten pa fjalë, nuk gjeten as edhe një mëkat për të cilin mund ta akuzonin. Në një rast u dërguan disa ushtare për ta arrestuar Jezusin dhe ata u kthyen duarbosh. Kur dërguesit e tyre kërkuan shpjegime ushtarët thjeshtë thanë “Asnjëri nuk ka folur kurrë si ai njeri”5.

Në mes të stuhisë në det Jezusi bëri që stuhia të pushonte menjëherë. Të tjerët në varkë “i zuri një frike e madhe dhe i thoshin njëri-tjetrit:’Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?’

Pyetja është se pse erdhi Jezusi në bote? Cila ishte agjenda e Tij, qëllimi i tij?

Shumë njerëz përpiqen t’i afrohen Perëndisë në mënyre të gabuar. Ata përpiqen të fitojnë pranimin e Zotit duke jetuar një jetë të “mirë”. Pastaj ata bëjnë dialog me të: “Perëndi, jam përpjekur të jem një njeri i mirë. Jam përpjekur të jem i mirë dhe bujar. Ndonjëherë u kam falur të varfërve. Jam lutur dhe nuk kam vrarë asnjeri” Tingëllon bukur!

Por Jezusi thotë se ne duhet të dimë se cili është standardi i Tij. Sa mirë duhet ta jetojmë jetën? Jezusi tha: “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej”7.

Por mua më befason shumë fakti që Bibla thotë se mëkati im më ka ndarë nga Perëndia. Është si një mur i pakalueshëm. Bibla thotë, “paga e mëkatit është vdekja” 8 ose ndarje e përjetshme nga Ai.

Numër një në agjendën e Jezusit në toke ishte që të paguante për mëkatet tona. Bibla thotë: “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: Ai e dha jetën e vet për ne”. Shembulli që mund ta ilustrojë është historia e një vajze e cila u arrestua pasi po voziste e dehur. Gjykatësi vendosi të dënohej me 6 muaj burg ose me një gjobë prej 5000 Euro. Ndërsa vajza po stresohej për ketë, gjykatësi zbriti nga pozita dhe nxori kuletën(portofolin) dhe pagoi gjobën prej 5000 Euro. Pse? Gjykatësi ishte edhe babai i  vajzës. Si një gjykatës i ndershëm ai nuk mund të linte pa ndëshkuar shkeljen e vajzës së tij. Por si një atë i dashur ai pagoi dënimin në vend të saj.

Nëse do të ishte e mundur që të fitonim dashurinë e Zotit bazuar në të jetuarit e një jete të mirë, atëherë Jezusi nuk do të kishte nevojë që të vinte, dhe sigurisht nuk do të kishte nevoje të vdiste në kryq për ne.

Por nga dashuria e madhe për ne ai u torturua, fshikullua me kamxhik, gozhdua në kryq dhe vdiq nga një asfiksi e ngadaltë. Pas tre ditësh ai u ringjall nga të vdekurit. Ai tani na ofron ne falje të plote dhe një marrëdhënie me Të.

Perëndia na ofron marrëdhënie me Veten e tij, dhe është vendimi ynë nëse duam ti përgjigjemi ofertës se tij. Jezusi e tha thjeshtë, “Ja, unë qëndroj të dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do të hyj tek ai”9.

Kur ne i përgjigjemi kësaj oferte dhe e ftojmë atë në jetën tonë, ne fillojmë një marrëdhënie me Perëndinë që zgjat përjetësisht. Bibla thotë “Jua shkrova këto gjera juve që besoni në emrin e Birit te Perëndisë, që te dini se keni jetën e përjetshme”10.

Në vend që vetëm të marrim informacion rreth Perëndisë, ne fillojmë të njohim Atë personalisht. Ne fillojmë të shohim dashurinë e Tij pa kushte për ne. Perëndia ka thëne “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme,: prandaj të kam tërhequr me dashamirësi11. Çfarëdo problemesh të na dalin përpara në jetën tonë, ne kemi shpresë, duke ditur fuqinë e Perëndisë, të sigurtë për dashurinë Tij.

Dua të tregohemi të kujdesshëm këtu, prandaj po parashtroj ketë pyetje: Të pranosh dhuratën e faljes dhe të një marrëdhënie me Perëndinë a do të thotë që jeta papritur do të bëhet më e lehtë? Jo.

 

Çfarëdo që po ndodh në universin tënd këtë Krishtlindje, nuk ka dhuratë më të mirë që mund ti bësh vetës se sa të pranosh Atë që erdhi në tokë dhe vdiq në vendin tënd. Ai të ofron falje të plote dhe aftësinë për ta njohur atë në një bazë personale që do të sjellë një jetë me të plotë. Ai është Perëndi dhe na kërkon ta vendosim jetën tonë në udhëheqjen e Tij. Ai na kërkon të mos bazohemi tek përpjekjet tona dhe, në vend të kësaj, të marrim dhuratën e faljes dhe të marrëdhënies me Të.

 

1 Gjoni 14:6       2 Gjoni 8:12     3 Josh McDowell, A Ready Defense, (San Bernardino, CA: Here’s Life, Publishers, 1990). p. 213.        4 Mateu 9:35     5 Gjoni 7:46     6 Marku 4:41     7 Mateu 5:48       8 Romaket 6:23    9 Zbulesa 3:20             101Gjonit 5:14    11 Jeremia 31:3  

 

Jetë Studentore ju uron: Gëzuar Krishtlindjen!

It’s My Life

Lëvizja Jetë Studentore Prishtinë organizon projektin “It’s my life“.
Për të marrë pjesë duhet të shihni filmin Ura dhe të lexoni me vëmendje dokumentin Katër Ligjet Shpirtërore dhe në bazë të këtyre të plotësoni testin që është në këtë faqe. Në këtë projekt do të ketë shpërblime për ata që kan plotësuar më mirë testin. Çmimet jepen me 07.12.2011 ora 18:00 vendi: Zyra e Institutit Jeta e Re.

Kliko linkun per te plotesuar testin: http://konkursprishtina.jetestudentore.com

 

Studimi Efektiv

Jete Studentore organizon seminarin me teme: Studimi Efektiv

Parime dhe metoda studimi efektive qe perdoren ne shume universitet te botes.

E merkure ora 18:00

Java në 3D

Jetë Studentore në Prishtinë organizon projektin studentor “Java në 3D

Java do të jet me aktivitete të ndryshme në grupe nga 14 deri me 17 nëntor.

Do ketë konkurim në grup dhe individual. Fituesit do të marrin shpërblime!

  • Volejboll, e hënë ora 16:00 në Matçan.
  • Fotografi, e martë (orari-vendos grupi)
  • Film, Bowling, e mërkurë ora 18:00 (filmi te zyra, Bowling afër stacionit të autobusave)
  • Finalja, e enjte ora 18:00 te zyra.

Ju mirepresim!

Shiko fotot: Ketu

Lojera te ndryshme

Jete Studentore kete te merkure organizon takim me lojera te ndryshme.

Na pelqen çlodhja dhe argetimi!

E merkure me 2 Nentor

Ora 18:00

Jeta në 3D

Jetë Studentore në Prishtinë për studentët e Prishtinës do të japë falas revisten “Jetë Studentore”.

Do të jemi nëpër fakultete dhe konvikte duke dhën këtv revist me artikuj të ndryshëm.

Pjesë e revistës është edhe testi mbi revistën i cili duhet të plotësohet dhe dorëzohet te takimi i madh në Grand Hotel.

Çmimi i madh një laptop-Notebook

Data:

Shpërndarja e revistes 17-18 tetor 2011

Takimi në Grand Hotel Prishtina me 19 tetor, ora 18:00

Na kontaktoni në:

E-mail: ijrprishtina@gmail.com

Tel.: 044168900