March 1, 2012 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete, Historia Ime
Ai më erdhi te tavolina me buzën që i dridhej,
Mësimi kishte mbaruar.
“A keni flet tjetër për mua, i dashur mësues?
Këtë dëm e kam çuar.”
Ia mora fletën, të zhgarravitur dhe të njollosur
Dhe i dhash një të re fare të panjollosur.
Dhe zemrës së tij i dhash ngushëllim,
“Bëje më mire tani, fëmija im.”
Shkova tek froni me zemrën që më dridhej,
Dita kishte mbaruar.
“A ke ditë tjetër për mua, i dashur Zot?
Këtë dëm e kam çuar.”
Ma mori ditën, të ndyrë dhe të njollosur
Dhe më dha një të re fare të panjollosur.
Dhe zemrës sime të lodhur i dha ngushëllim,
“Bëje më të mirë tani, fëmija im.”

December 11, 2011 / by Prishtina / 1 Koment / Shkruar te Artikuj, Historia Ime, Lajmerime
Çfarë është dhurata më e mirë që mund të marrësh këtë vit për festa?
Përtej trillimeve të tilla si plaku i Vitit te Ri, ne gjejmë realitetin historik të lindjes së Jezusit. Në një vend dhe kohë reale, prezenca e Tij shkaktoi një ndryshim kaq të madh saqë në baze të tij datojmë kalendarin “2011 Pas Krishtit”. Çfarë domethënie ka për ne sot?
Pse e gjithë bota feston ditëlindjen e Jezusit? Ky fëmije i vogël, i lindur në një familje zdrukthëtaresh në qytetin e vogël të Betlehemit në Lindjen e Mesme ka ndjekës në të gjithë botën. Ditëlindjen time nuk e feston gjithë bota. Pse është ai kaq i veçantë?
Jezusi tha se mund t’iu jepte njerëzve jetën e përjetshme dhe faljen e mëkateve…aftësi që në mënyre të qartë i përkasin vetëm Perëndisë.
Mënyra e komunikimit të Tij ishte gjithashtu unike. Jezusi nuk i mësoi njerëzit “10 hapa për të arritur Shenjtërinë”, apo “Disiplina personale për të arritur Perëndinë”. Jezusi tha “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveç se nëpërmjet meje”1 Ai u kërkoi njerëzve të fokusoheshin tek personi i tij me thënie si: “ Unë jam drita e botes: kush me ndjek nuk do të ec në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” 2
Shumë njerëz e kane të lehtë ti japin Jezusit tituj si: “ mësues i frymëzuar” apo edhe “profet”. Po sikur ky Jezus të cilin ne ia festojmë ditëlindje të jetë Mesia? Po sikur ai të jetë Perëndia në formën njerëzore për të cilin shkruan profetët?!
Profeti Mikea tha se Mesia do të lindej në Betlehem. Profeti David tha se do të ishte një nga pasardhësit e tij. Profeti Isaia tha se do të predikonte në Galile dhe do të vdiste me anë të torturës. Dhe kështu me radhë. Ka mbi 100 profeci të drejtpërdrejta dhe specifike që i ndihmojnë njerëzit për të identifikuar Mesine. Jezusi përmbushi secilën prej tyre. Mundësitë që një person në mënyre të rastësishme të përmbushë 8 nga këto profeci është 1 në 100,000,000,000,000,000.3
Çfarë i tërheq sot njerëzit nga kombe të ndryshme si India, Kina, Lindja e Mesme dhe njerëz nga e gjithë bota të besojnë në Jezusin? Pse është Jezusi kaq tërheqës?
Në fillim njerëzit e ndoqën Jezusin për shkak të dhembshurisë së Tij dhe të mrekullive që i kreu për të përmbushur nevojat e njerëzve. Ai shëroi të verbrin, të paralizuarit ecën4. Kush nuk do te donte të ishte i falur?! A nuk do të dëshiroje që mëkatet e tua të faleshin? Kush nuk do të dëshironte paqe dhe gëzim?!
Por Jezusi është më shume se kaq. Karakteri dhe fjalët tij autentike iu dhanë njerëzve që jetuan atëherë, dhe neve sot, arsye për të besuar. Kur u konfrontua Ai i ftoi kritiket e tij më të mëdhenj që ta ballafaqonin për mëkatet që panë në jetën e tij. Ata mbeten pa fjalë, nuk gjeten as edhe një mëkat për të cilin mund ta akuzonin. Në një rast u dërguan disa ushtare për ta arrestuar Jezusin dhe ata u kthyen duarbosh. Kur dërguesit e tyre kërkuan shpjegime ushtarët thjeshtë thanë “Asnjëri nuk ka folur kurrë si ai njeri”5.
Në mes të stuhisë në det Jezusi bëri që stuhia të pushonte menjëherë. Të tjerët në varkë “i zuri një frike e madhe dhe i thoshin njëri-tjetrit:’Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?’ 6
Pyetja është se pse erdhi Jezusi në bote? Cila ishte agjenda e Tij, qëllimi i tij?
Shumë njerëz përpiqen t’i afrohen Perëndisë në mënyre të gabuar. Ata përpiqen të fitojnë pranimin e Zotit duke jetuar një jetë të “mirë”. Pastaj ata bëjnë dialog me të: “Perëndi, jam përpjekur të jem një njeri i mirë. Jam përpjekur të jem i mirë dhe bujar. Ndonjëherë u kam falur të varfërve. Jam lutur dhe nuk kam vrarë asnjeri” Tingëllon bukur!
Por Jezusi thotë se ne duhet të dimë se cili është standardi i Tij. Sa mirë duhet ta jetojmë jetën? Jezusi tha: “Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej”7.
Por mua më befason shumë fakti që Bibla thotë se mëkati im më ka ndarë nga Perëndia. Është si një mur i pakalueshëm. Bibla thotë, “paga e mëkatit është vdekja” 8 ose ndarje e përjetshme nga Ai.
Numër një në agjendën e Jezusit në toke ishte që të paguante për mëkatet tona. Bibla thotë: “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: Ai e dha jetën e vet për ne”. Shembulli që mund ta ilustrojë është historia e një vajze e cila u arrestua pasi po voziste e dehur. Gjykatësi vendosi të dënohej me 6 muaj burg ose me një gjobë prej 5000 Euro. Ndërsa vajza po stresohej për ketë, gjykatësi zbriti nga pozita dhe nxori kuletën(portofolin) dhe pagoi gjobën prej 5000 Euro. Pse? Gjykatësi ishte edhe babai i vajzës. Si një gjykatës i ndershëm ai nuk mund të linte pa ndëshkuar shkeljen e vajzës së tij. Por si një atë i dashur ai pagoi dënimin në vend të saj.
Nëse do të ishte e mundur që të fitonim dashurinë e Zotit bazuar në të jetuarit e një jete të mirë, atëherë Jezusi nuk do të kishte nevojë që të vinte, dhe sigurisht nuk do të kishte nevoje të vdiste në kryq për ne.
Por nga dashuria e madhe për ne ai u torturua, fshikullua me kamxhik, gozhdua në kryq dhe vdiq nga një asfiksi e ngadaltë. Pas tre ditësh ai u ringjall nga të vdekurit. Ai tani na ofron ne falje të plote dhe një marrëdhënie me Të.
Perëndia na ofron marrëdhënie me Veten e tij, dhe është vendimi ynë nëse duam ti përgjigjemi ofertës se tij. Jezusi e tha thjeshtë, “Ja, unë qëndroj të dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do të hyj tek ai”9.
Kur ne i përgjigjemi kësaj oferte dhe e ftojmë atë në jetën tonë, ne fillojmë një marrëdhënie me Perëndinë që zgjat përjetësisht. Bibla thotë “Jua shkrova këto gjera juve që besoni në emrin e Birit te Perëndisë, që te dini se keni jetën e përjetshme”10.
Në vend që vetëm të marrim informacion rreth Perëndisë, ne fillojmë të njohim Atë personalisht. Ne fillojmë të shohim dashurinë e Tij pa kushte për ne. Perëndia ka thëne “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme,: prandaj të kam tërhequr me dashamirësi11. Çfarëdo problemesh të na dalin përpara në jetën tonë, ne kemi shpresë, duke ditur fuqinë e Perëndisë, të sigurtë për dashurinë Tij.
Dua të tregohemi të kujdesshëm këtu, prandaj po parashtroj ketë pyetje: Të pranosh dhuratën e faljes dhe të një marrëdhënie me Perëndinë a do të thotë që jeta papritur do të bëhet më e lehtë? Jo.
Çfarëdo që po ndodh në universin tënd këtë Krishtlindje, nuk ka dhuratë më të mirë që mund ti bësh vetës se sa të pranosh Atë që erdhi në tokë dhe vdiq në vendin tënd. Ai të ofron falje të plote dhe aftësinë për ta njohur atë në një bazë personale që do të sjellë një jetë me të plotë. Ai është Perëndi dhe na kërkon ta vendosim jetën tonë në udhëheqjen e Tij. Ai na kërkon të mos bazohemi tek përpjekjet tona dhe, në vend të kësaj, të marrim dhuratën e faljes dhe të marrëdhënies me Të.
1 Gjoni 14:6 2 Gjoni 8:12 3 Josh McDowell, A Ready Defense, (San Bernardino, CA: Here’s Life, Publishers, 1990). p. 213. 4 Mateu 9:35 5 Gjoni 7:46 6 Marku 4:41 7 Mateu 5:48 8 Romaket 6:23 9 Zbulesa 3:20 101Gjonit 5:14 11 Jeremia 31:3

Jetë Studentore ju uron: Gëzuar Krishtlindjen!
December 11, 2011 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Historia Ime
Portreti i një djali
Vite me parë jetonte një njeri shumë i pasur, i cili bashkë me djalin e tij kishte të njëjtin pasion për koleksion arti. Së bashku ata udhëtonin anë e mbanë botes, duke i shtuar koleksionit të tyre vetëm thesaret më të çmuara të artit. Piktura të mrekullueshme te Pikasos, Van Gogut, Monte dhe shumë piktoreve të tjerë të cilat vareshin nëpër muret e shtëpisë.
Burri plak shikonte me admirim djalin e tij të vetëm i cili po behej një koleksionist arti i talentuar. Me sy të stërvitur dhe një mendje të shkëlqyer prej biznesmeni të djalit të tij, babai ishte krenar të diskutonte me koleksionues të tjerë në mbare boten. Ndërsa po afrohej dimri, një luftë gllabëroj kombet, dhe djali i ri u largua për ti shërbyer vendit te tij. Vetëm pas disa javësh, babai mori një telegram. Djali i tij kishte humbur. Koleksionisti i artit me padurim priste lajme të tjera, i frikësuar se nuk do ta shihte djalin e tij përsëri. Ndërsa ditët kalonin, frika e tij u konfirmuar. Djaloshi i ri ishte vrarë derisa ishte duke transportuar një shok për në infermieri.
I mërzitur dhe i vetmuar, burri plak e priti Krishtlindjen me dhimbje dhe trishtim. Gëzimi i kësaj feste, që ai dhe djali i tij që mezi po e prisnin, nuk do ta vizitonte më ketë shtëpi! Në mëngjesin e Krishtlindjes, një e trokitur në dere e zgjoi nga gjumi plakun e depresionuar. Derisa po shkonte tek dera, njëra nga pikturat e varura në mur i kujtoi atij se djali i tij nuk do të kthehej më kurrë në shtëpi. Ndërsa hapi derën, ai u përshëndet nga një ushtar, me një pako të madhe në duart e tij. Ai e prezantoi veten duke thënë:, “Unë isha një mik i djalit tuaj. Unë isha ushtari të cilin djali juaj shpëtoj në momentin që vdiq. A mund te hyj brenda për një moment? Kam diçka për të treguar.”
Ndërsa të dy filluan të bisedonin, ushtari tha atij se si djali i tij u kishte treguar te gjithëve për dashurinë që ati i tij kishte për këtë art. “Unë jam piktor,” tha ushtari dhe dua te të jap këtë.” ndërsa burri plak po hapte pakon, ai zbuloi portretin e djalit të tij. Edhe pse bota nuk do ta konsideronte si punën e një gjeniu, piktura paraqiste tiparet e fytyrës së tij në një mënyrë të mrekullueshme. I mbuluar nga emocioni, plaku e falënderoi ushtarin dhe i premtoi atij se do ta vendoste pikturën sipër oxhakut. Pak ore pasi ushtari ishte larguar, burri plak iu vu punës.
Duke mbajtur fjalën e tij, e vendosi pikturën sipër oxhakut duke larguar prej andej shume piktura te kushtueshme. Pastaj burri plak u ul në karrige dhe e kaloi Krishtlindjen duke vështruar dhuratën që i kishin bere.
Gjatë ditëve dhe javëve që kalonin, plaku kuptoi që edhe pse djali i tij nuk ishte më me të, jeta e tij vazhdonte për shkak te atyre jetëve qe ai kishte prekur. Ai mësoi se djali i tij kishte shpëtuar disa ushtare të plagosur përpara se një plumb ta godiste atë në zemër. Ndërsa vazhdimisht dëgjonte historitë e trimërisë së djalit të tij, krenaria dhe kënaqësia atërore filloi t’ia zbuste dhimbjen. Portreti i djalit te tij u bë prona më e çmueshme për të, duke zbehur fare interesin për ato piktura për të cilat muzetë anë e mbanë botes gumëzhinin. Ai u tha komshinjve të tij se ishte dhurata më e çmuar që kishte marrë ndonjëherë.
Në pranvere burri u sëmur dhe shumë shpejt vdiq. Bota e artit ishte në pritje. Me vdekjen e koleksionistit dhe të djalit të tij, ato piktura do të shiteshin në një ankand. Sipas testamentit të burrit plak, i gjithë koleksioni i artit do të shitej në ankand në ditën e Krishtlindjes, ditën në të cilën ai kishte marr dhuratën më të çmuar. Kjo ditë erdhi shpejt, dhe koleksionist të famshëm nga e tërë bota u mblodhën së bashku për të bërë të tyren disa nga pikturat më të famshme të botes. Ëndrrat do të përmbusheshin në këtë ditë; madhështia do të shfaqej ndërsa do deklarohej “Unë kam koleksionin më të madh në botë”.
Ankandi filloi me pikturën që nuk ishte në listën e asnjë prej muzeve. Ishte piktura e djalit të burrit plak. Pjesëmarrësit kërkuan një çmim fillestar.
Dhoma ishte në qetësi. “Kush e nis ankandin me 1000 dollarë? Pyeti drejtuesi i ankandit. Minutat po kalonin. Askush nuk foli. Nga fundi dhomës u dëgjua një zë,”Kujt i intereson ajo pikturë? Është thjeshte portreti i djalit të tij. Le ta harrojmë dhe të hidhemi tek pikturat e mira.” shumë zëra të tjerë u bashkuan në mbështetje.
“Jo, duhet të shesim këtë në fillim,” u përgjigj drejtuesi i ankandit. Një mik i burrit plak foli. “A do ma japësh mua për 10 dollarë? Janë gjithçka që kam. E njihja djalin, do më pëlqente ta kisha portretin e tij.” “10 dollarë”. Dikush ofron më shumë? thërriti drejtuesi i ankandit.
Pas një momenti qetësie drejtuesi the:”U shit!!” ankandi i parë iku. Ngërdheshjet mbushen dhomën dhe dikush bërtiti: “Tani mund të vazhdojmë me ankandin dhe të vlerësojmë këto thesare!” Drejtuesi i ankandit vështroi pjesëmarrësit dhe pastaj e deklaroi ankandin të mbyllur. Dikush u ngrit dhe pyeti, “Çfarë do të thuash që ankandi përfundoi? Ne nuk erdhëm këtu për pikturën e djalit të një plaku. Çfarë do të ndodhe me këto piktura? Janë miliona dollarë art këtu? Unë kërkoj një shpjegim se çfarë po ndodh këtu!” Drejtuesi i ankandit u përgjigj: “Është fare e thjeshte. Sipas vullnetit te Atit, ai që do të merr Birin… Do ti merrte të gjitha.”
I vendos gjërat ne perspektive apo jo?
Ashtu si ata koleksionist arti zbuluan ditën e Krishtlindjes, mesazhi është ende i njëjtë. Dashuria e një Ati, një At për të cilin gëzimi i tij më i madh i vinte nga biri i tij i cili u largua nga shtëpia dhe dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët edhe për shkak të Dashurisë së Atit… Kushdo që pranon Birin, i merr të gjitha.
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
“Bibla”

October 21, 2011 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Historia Ime

Kur vinte e shtuna, unë shkoja për të fjetur më herët se zakonisht. Të dielën, zgjohesha më herët se ditët tjera. Doja që t’i kullosja bagëtitë dhe të kthehesha më herët në shtëpi, për të arritur të shikoja teatrin e kukullave në TVSH (Televizioni Shqiptar). Po ashtu edhe fi lmat (shqiptarë) që jepeshin në mesditë, muzikën e lehtë e sidomos ajo e fundvitit që titullohej Festivali i këngës në RTVSH!
E doja Shqipërinë dhe jetën që bëhej atje. U rrita bashkë me Shqipërinë. E vetmja dritare për botën jashtë vendlindjes ishte ajo dritare që më sillte dritë dhe ajër të freskët. Ishte TVSH! Hyrja e parë në dritare ishte në një periudhë jo të mirë. Ishte momenti më i pazakontë i jetës sime. Sapo i shpëtova vdekjes dhe u gjenda në një vend ku mund të merrja frymë lirshëm. Ishte ora 23:00 e datës 01.04.1999! Ajo që kisha parë për afro 20 vite tani nuk më jepte atë kënaqësi dhe dëshirë për ta shijuar dhe prekur nga afër. Ishte koha më e vështirë e jetës sime. Një re e errët kishte dalë para diellit dhe pengonte dritën dhe ngrohtësinë e tij që të binte mbi mua. Familja ishte e shpërndarë në shumë copa dhe nuk e dija a jetonte ndonjë copë. Zemra ishte copëtuar! Kohët kaluan dhe plagët u qetësuan me dhimbjet e tyre. Kthehem në vendin tim dhe jeta më dukej e paarsyeshme, pa qëllim. Si një rrugë e zbrazët dhe pa pemë anash saj!
Ballafaqimi me të vërtetën më ndihmoi të ndryshoja mendimin për jetën. Një botë e re dhe lëndina me bar që era e lëkundte fi lloi të ngihej para meje në rrugën e boshatisur. Fillova ta kuptoj se një RRUGE e re ishte ndërtuar për të! Vitet kalonin dhe, për habi, fi llova të ktheja kokën mbrapa. Derisa po ecja kësaj RRUGE po e ndieja se sërish dritarja e vjetër po më dilte përpara. Vitet kalonin dhe isha rrëmbyer sërish nga ajo. Qëndroja pranë luleve të freskëta që i sillte pranvera. Rrija nën hijen e lisave të gjatë, kur vapa e verës përvëlonte sipërfaqen e tokës. Pastaj zbrisja te lumenjtë e shumtë për të kaluar kohë, derisa dielli i afrohej kodrës, e cila dukej e plakur me rrudhat që formoheshin nga luginat e vogla. RRUGA në të cilën ecja më dha shumë mundësi dhe miqësi, duke plotësuar ëndrrat e vjetra. Diçka ndodhi! Nuk arrija ta kuptoja se çfarë ishte, por e kuptoja se një gjë jo e mirë ishte rreth meje!
Uau! Nuk mund ta besosh! Dritarja që dikur me tërhiqte me mrekullitë e saja, tani me dukej si një dritare burgu! Nuk e kisha kuptuar se RRUGA në të cilën ecja nuk duhej të ndalonte vetëm në atë ku dritarja e vjetër të më dërgonte! Ndoshta aq shumë ishte dhënë pas saj, sa kasha harruar se kush isha dhe kush duhej të isha!
“Do ta njihni të vërtetën dhe
e vërteta do t’ju bëjë të lirë”
Të qëndruarit pas asaj dritare ishte shkatërruese. Gjeta zhgënjim, u hodha tej, u tradhtova. Po shihja shkatërrimin që po i afrohej me sytë e mi. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, zgjodha të ngrihesha edhe një herë në këmbë dhe të vazhdoja RRUGËN.
Zgjodha të kthehesha në vendin ku kishte lindur. Aty ku i kisha marrë erë lules dhe kisha pritur lindjen e diellit, duke rifi lluar jetën, duke shikuar fundin e RRUGËS dhe jo një dritare të vjetër!
Jeta na sjell gjëra të shumta. Shpesh here mbetemi skllevër të dritareve të vjetra. Kemi frikë të hapim një dritare të re. Më mirë le të shohim nga dritarja që na ka lënë trashëgim gjyshi. Po jo, jo! Ti mund ta zgjedhësh vetë RRUGËN tënde, dritaren tënde të re! A nuk duket bukur. Dritarja jote e re! “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”
Na ndiqni në “facebook“