April 3, 2012 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete, Artikuj, Lajmerime
Ne të gjithë dëshirojmë paqe, zhvillim e begati të shpejtë për vendin tonë.
Ne duam që të kemi mirëqenje, siguri e qetësi në shtëpitë tona.
Dëshirojmë që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe me garancion të plotë për jetët e tyre.
Çdo herë mendojmë, projektojmë dhe bëjmë ato gjëra që na duken se janë të mira.
Disa mendojnë se puna u ecën mire, të tjerët jo, por ajo që po humbet çdo ditë pa u kuptuar fare është DASHURIA.
Dashuria, palca që lidh të gjitha gjërat po zëvendësohet gjithnjë e më shumë me atë që quhet interes.
Me interes do fëmija prindin, me interes do burri gruan, me interes do miku mikun.
Nuk e beson ti këtë? Është e vërtetë.
Shumë njerëz kërkojnë dhe ëndërrojnë që brenda një nate të kenë gjithçka, të jenë të pasur, por shumë pak po shqetësohemi për gjërat shpirtërore. A mundemi vallë t’i bëjmë ballë jetës me fuqitë tona njerëzore pa fuqinë e Perëndisë?
Më kot lodhemi duke provuar në të djathtë e në të majtë, pa fuqinë e Perëndisë nuk mund të ndodhë asgjë.
Pesha e mëkatit dhe ligësia e këtij vendi e pengojnë Perëndinë të punoj këtu. Ne shpesh pyesim: Pse Zoti e trajtoj kështu këtë vend? Ç’është ky zemërim kaq i madh? Dhe përgjigjja është:
Sepse e kemi braktisur Zotin, me gojë flasim se besojmë, por zemra jonë i shërben djallit.
Por Zoti të do ty, Zoti i do shqiptarët!
Fjala e Ti edhe një herë na bën thirrje: “Në qoftë se populli i cili thirret në emrin Tim përulet. Lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, Unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’ia fal mëkatet e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.”
Dashuria e Perëndisë është pa interes, Ai na deshi dhe atëherë kur ne ishim ende mëkatarë, Jezusi vdiq për ne.
“Sepse Perëndia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Gjoni 3:16
Kjo është ajo që ne e besojmë; Zoti nëpërmjet sakrificës së Birit të Tij na ka falur. Tani ne quhemi populli i Perëndisë. Ai është i vetmi që vendos paqe, gëzim e kënaqësi në jetën tonë, por mbi te gjitha Ai na jep shpresë për një të ardhme të sigurtë.
Nëse duam bekim për Kosovën dhe nëse duam të jetojmë në paqe “Le të kërkojmë me parë Mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha gjërat do të na jepen si shtesë”.
Ky është mesazhi që ne e përcjellim tek ju:
“Pendohuni dhe kthehuni në rrugën e Zotit jo me fjalë por me vepra dhe Ai do te vendosë dorën e tij duke bekuar jetën tuaj”.
Ju vetë zgjidhni kujt doni ti shërbeni me jetën tuaj.

March 1, 2012 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete, Historia Ime
Ai më erdhi te tavolina me buzën që i dridhej,
Mësimi kishte mbaruar.
“A keni flet tjetër për mua, i dashur mësues?
Këtë dëm e kam çuar.”
Ia mora fletën, të zhgarravitur dhe të njollosur
Dhe i dhash një të re fare të panjollosur.
Dhe zemrës së tij i dhash ngushëllim,
“Bëje më mire tani, fëmija im.”
Shkova tek froni me zemrën që më dridhej,
Dita kishte mbaruar.
“A ke ditë tjetër për mua, i dashur Zot?
Këtë dëm e kam çuar.”
Ma mori ditën, të ndyrë dhe të njollosur
Dhe më dha një të re fare të panjollosur.
Dhe zemrës sime të lodhur i dha ngushëllim,
“Bëje më të mirë tani, fëmija im.”

February 28, 2012 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete, Lajmerime

Jetë Studentore organizon takim në formë debati me studentët e Prishtinës.
Tema: Besimi (Besimi në Zot)
Datë 29.02.2012
Ora 18:00
Vendi: Zyra e Jetë Studentore
Ju mirëpresim!
December 14, 2011 / by Prishtina / 1 Koment / Shkruar te Aktivitete, Lajmerime
Me rastin e festes së Krishtlindjes Jetë Studentore në Prishtinë organizon takim festiv me student.
Pjesë e takimit do të jen këngët, lojrat, dhuratat, humori dhe një fjalim lidhur me kuptimin e kësaj feste të veçantë.
Takimi mbahet me 21 Dhejtor
Ora 18:00
Në Hotel Grand
Hyrja falas!
Ju mirëpresim!

Shkarko broshurën në PDF:
Krishtlindja 2011 JS1
November 29, 2011 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete, Lajmerime

Lëvizja Jetë Studentore Prishtinë organizon projektin “It’s my life“.
Për të marrë pjesë duhet të shihni filmin Ura dhe të lexoni me vëmendje dokumentin Katër Ligjet Shpirtërore dhe në bazë të këtyre të plotësoni testin që është në këtë faqe. Në këtë projekt do të ketë shpërblime për ata që kan plotësuar më mirë testin. Çmimet jepen me 07.12.2011 ora 18:00 vendi: Zyra e Institutit Jeta e Re.
Kliko linkun per te plotesuar testin: http://konkursprishtina.jetestudentore.com
October 13, 2010 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete

Ka shume mundësi që tashmë keni marrë revistën e lëvizjes Jetë Studentore. Revista ofron një mundësi për ju për të diskutuar rreth temave studentore edhe më gjërë. Nëse nuk e keni marrë revistën por doni të lexoni artikujt e saj, na kontaktoni në email adresë: ijrprishtina@gmail.com
October 13, 2010 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete
Jetë Studentore në Prishtinë organizon takimin e parë me studentë për vitin akademik 2010-2011.
Datë: 13.10.2010
Ora: 18:00
Vendi: Qendra Studentore
September 27, 2010 / by Prishtina / Bëj një koment / Shkruar te Aktivitete
Jetë Studentore është lëvizje e krishterë studentore dhe pjesë e organizatës Instituti “Jeta e Re”, Prishtinë. Një vend i hapur për të gjithë studentët.
Jeni të mirëpritur! Ka vend për ty!