Portreti i nje djali
Portreti i një djali
Vite me parë jetonte një njeri shumë i pasur, i cili bashkë me djalin e tij kishte të njëjtin pasion për koleksion arti. Së bashku ata udhëtonin anë e mbanë botes, duke i shtuar koleksionit të tyre vetëm thesaret më të çmuara të artit. Piktura të mrekullueshme te Pikasos, Van Gogut, Monte dhe shumë piktoreve të tjerë të cilat vareshin nëpër muret e shtëpisë.
Burri plak shikonte me admirim djalin e tij të vetëm i cili po behej një koleksionist arti i talentuar. Me sy të stërvitur dhe një mendje të shkëlqyer prej biznesmeni të djalit të tij, babai ishte krenar të diskutonte me koleksionues të tjerë në mbare boten. Ndërsa po afrohej dimri, një luftë gllabëroj kombet, dhe djali i ri u largua për ti shërbyer vendit te tij. Vetëm pas disa javësh, babai mori një telegram. Djali i tij kishte humbur. Koleksionisti i artit me padurim priste lajme të tjera, i frikësuar se nuk do ta shihte djalin e tij përsëri. Ndërsa ditët kalonin, frika e tij u konfirmuar. Djaloshi i ri ishte vrarë derisa ishte duke transportuar një shok për në infermieri.
I mërzitur dhe i vetmuar, burri plak e priti Krishtlindjen me dhimbje dhe trishtim. Gëzimi i kësaj feste, që ai dhe djali i tij që mezi po e prisnin, nuk do ta vizitonte më ketë shtëpi! Në mëngjesin e Krishtlindjes, një e trokitur në dere e zgjoi nga gjumi plakun e depresionuar. Derisa po shkonte tek dera, njëra nga pikturat e varura në mur i kujtoi atij se djali i tij nuk do të kthehej më kurrë në shtëpi. Ndërsa hapi derën, ai u përshëndet nga një ushtar, me një pako të madhe në duart e tij. Ai e prezantoi veten duke thënë:, “Unë isha një mik i djalit tuaj. Unë isha ushtari të cilin djali juaj shpëtoj në momentin që vdiq. A mund te hyj brenda për një moment? Kam diçka për të treguar.”
Ndërsa të dy filluan të bisedonin, ushtari tha atij se si djali i tij u kishte treguar te gjithëve për dashurinë që ati i tij kishte për këtë art. “Unë jam piktor,” tha ushtari dhe dua te të jap këtë.” ndërsa burri plak po hapte pakon, ai zbuloi portretin e djalit të tij. Edhe pse bota nuk do ta konsideronte si punën e një gjeniu, piktura paraqiste tiparet e fytyrës së tij në një mënyrë të mrekullueshme. I mbuluar nga emocioni, plaku e falënderoi ushtarin dhe i premtoi atij se do ta vendoste pikturën sipër oxhakut. Pak ore pasi ushtari ishte larguar, burri plak iu vu punës.
Duke mbajtur fjalën e tij, e vendosi pikturën sipër oxhakut duke larguar prej andej shume piktura te kushtueshme. Pastaj burri plak u ul në karrige dhe e kaloi Krishtlindjen duke vështruar dhuratën që i kishin bere.
Gjatë ditëve dhe javëve që kalonin, plaku kuptoi që edhe pse djali i tij nuk ishte më me të, jeta e tij vazhdonte për shkak te atyre jetëve qe ai kishte prekur. Ai mësoi se djali i tij kishte shpëtuar disa ushtare të plagosur përpara se një plumb ta godiste atë në zemër. Ndërsa vazhdimisht dëgjonte historitë e trimërisë së djalit të tij, krenaria dhe kënaqësia atërore filloi t’ia zbuste dhimbjen. Portreti i djalit te tij u bë prona më e çmueshme për të, duke zbehur fare interesin për ato piktura për të cilat muzetë anë e mbanë botes gumëzhinin. Ai u tha komshinjve të tij se ishte dhurata më e çmuar që kishte marrë ndonjëherë.
Në pranvere burri u sëmur dhe shumë shpejt vdiq. Bota e artit ishte në pritje. Me vdekjen e koleksionistit dhe të djalit të tij, ato piktura do të shiteshin në një ankand. Sipas testamentit të burrit plak, i gjithë koleksioni i artit do të shitej në ankand në ditën e Krishtlindjes, ditën në të cilën ai kishte marr dhuratën më të çmuar. Kjo ditë erdhi shpejt, dhe koleksionist të famshëm nga e tërë bota u mblodhën së bashku për të bërë të tyren disa nga pikturat më të famshme të botes. Ëndrrat do të përmbusheshin në këtë ditë; madhështia do të shfaqej ndërsa do deklarohej “Unë kam koleksionin më të madh në botë”.
Ankandi filloi me pikturën që nuk ishte në listën e asnjë prej muzeve. Ishte piktura e djalit të burrit plak. Pjesëmarrësit kërkuan një çmim fillestar.
Dhoma ishte në qetësi. “Kush e nis ankandin me 1000 dollarë? Pyeti drejtuesi i ankandit. Minutat po kalonin. Askush nuk foli. Nga fundi dhomës u dëgjua një zë,”Kujt i intereson ajo pikturë? Është thjeshte portreti i djalit të tij. Le ta harrojmë dhe të hidhemi tek pikturat e mira.” shumë zëra të tjerë u bashkuan në mbështetje.
“Jo, duhet të shesim këtë në fillim,” u përgjigj drejtuesi i ankandit. Një mik i burrit plak foli. “A do ma japësh mua për 10 dollarë? Janë gjithçka që kam. E njihja djalin, do më pëlqente ta kisha portretin e tij.” “10 dollarë”. Dikush ofron më shumë? thërriti drejtuesi i ankandit.
Pas një momenti qetësie drejtuesi the:”U shit!!” ankandi i parë iku. Ngërdheshjet mbushen dhomën dhe dikush bërtiti: “Tani mund të vazhdojmë me ankandin dhe të vlerësojmë këto thesare!” Drejtuesi i ankandit vështroi pjesëmarrësit dhe pastaj e deklaroi ankandin të mbyllur. Dikush u ngrit dhe pyeti, “Çfarë do të thuash që ankandi përfundoi? Ne nuk erdhëm këtu për pikturën e djalit të një plaku. Çfarë do të ndodhe me këto piktura? Janë miliona dollarë art këtu? Unë kërkoj një shpjegim se çfarë po ndodh këtu!” Drejtuesi i ankandit u përgjigj: “Është fare e thjeshte. Sipas vullnetit te Atit, ai që do të merr Birin… Do ti merrte të gjitha.”
I vendos gjërat ne perspektive apo jo?
Ashtu si ata koleksionist arti zbuluan ditën e Krishtlindjes, mesazhi është ende i njëjtë. Dashuria e një Ati, një At për të cilin gëzimi i tij më i madh i vinte nga biri i tij i cili u largua nga shtëpia dhe dha jetën e tij për të shpëtuar të tjerët edhe për shkak të Dashurisë së Atit… Kushdo që pranon Birin, i merr të gjitha.
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.
“Bibla”







Bëj një koment
Ju duhet të hyni për të bërë koment.