Tani qe Pranove Jezusin si Zot dhe Shpetimtar

Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani?

A e pranove Jezuin në jetën tënde? Sipas premtimit të dhënë në librin e Zbulesës 3:20, ku është Ai tani në lidhje me ty? Jezui ka thënë se do të hyjë në jetën tënde. A do të të kishte gënjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perëndia i është përgjigjur lutjes tënde? (Përmes besimit në Perëndinë dhe Fjalën e Tij.)

Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezuin
“Kjo dëshmi thotë: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Perëndisë, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë” (1 Gjoni 5:11-13).

Falënderoje shpesh Perëndinë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.

Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t’u mbajtur mend…

Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij), dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij).

Treni tërhiqet prej lokomotivës dhe jo prej vagonit të fundit. Vagoni i mesit mban lëndën djegëse që dubet hedhur në lokomotivë, përndryshe treni nuk do të ecë. Në të njëjtën mënyrë, ne si besimtarë nuk mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona, por në vetë Perëndinë dhe premtimet përmes Fjalës së Tij. (Gjoni 14:21)

Tani që ke pranuar Jezuin

Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

  1. Jezui hyri në jetën tënde (Zbulesa 3:20; Kolosianëve 1:27).
  2. Mëkatet t’u falën (Kolosianëve 1:14).
  3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
  4. T’u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
  5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).

A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar, ti shpreh besimin tënd.

Të shijosh kënaqësinë e jetës së re bashkë me…

Sugjerime për rritjen shpirtërore

Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezui. “I drejti do të rrojë me anë të besimit” (Galatasve 3: 11). Një jetë e mbushur me besim tek Jezui do të të bëjë t’i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë:

  • R
    Referoju Fjalës së Perëndisë, lexoje atë çdo ditë (Veprat 17:11). Fillo me Ungjillin sipas Gjonit.
  • R
    Rehatuesi-Lejo Shpirtin e Shenjtë të të udhëheqë dhe të të japë fuqi për jetën dhe dëshminë tënde të përditshme (Galatasve 5:16,17; Veprat 1:8).
  • I
    I beso Perëndisë për çdo detaj të jetës tënde (1 Pjetrit 5:7).
  • T
    Tregoju të tjerëve për Jezuin përmes jetës dhe fjalëve të tua (Mateu 4:19; Gjoni 15:8).
  • J
    Jepju Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme duke iu bindur Fjalës së Tij (Gjoni 14:21).
  • A
    Afrohu çdo ditë tek Perëndia duke iu lutur Atij (Gjoni 15:7).

A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.

Të shijosh kënaqësinë e jetës së re bashkë me…

Miqësia me besimtarë të tjerë:

Fjala e Perëndisë na këshillon që të mos harrojmë të mblidhemi së bashku’ (Hebrenjve 10:25). Kur janë shumë trungje bashkë ato digjen fare mirë, por po ta veçojmë një nga trungjet ai shpejt do të shuhet. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien tënde me besimtarë të tjerë. Nëse nuk je pjesëtar i ndoujë bashkësie, mos prit të të ftojnë. Merre vetë inicativën; tako pastorin e një bashkësie të krishterë ku nderohet Krishti dbe predikohet Fjala e Tij. Fillo të shkosh që këtë javë dhe bëhu pjesëtar i rregullt i saj.

Materiale të veçanta për rritje në besim

Nëse arrite ta njohësh Krishtin përmes këtij prezantimi të ungjillit, ti mund të gjesh materiale të tjera që do të të ndihmojnë të rritesh në besim, duke u rregjistruar tek linku më poshtë:

Dua të mësoj më shumë.

(Këtu do të gjeni dy seri me artikuj që tregojnë më shumë mbi marrëdhënien personale midis njeriut dhe Jezusit)

Kategoria: ungjilli

Komento ketu