Pese gjuhet e dashurise

Një gjuhë dashurie është mënyra se si dikush ia shpreh dashurinë dikujt tjetër.

Këto gjuhë dashurie janë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Prandaj në çdo marrëdhënie mund të lindin keqkuptime, mosmarrëveshje, për shkak se njerëzit flasin gjuhë të ndryshme dashurie.

Çdo njeri ka depozitën e tij të dashurisë, që do të thotë nevojën e tij emocionale për të qënë i dashur nga të tjerët, nga prindërit, shoqëria, i dashuri/ e dashura, burri/gruaja.

Kur dikujt ia shprehin dashurinë sipas gjuhës që ai/ajo e kupton, depozita e tij/saj e dashurisë do të mbushet, në të kundërt, ai/ajo do të ndihet që të tjerët nuk e duan.

Në çdo marrëdhënie që dashuria nuk shprehet në gjuhën që personi e kupton do të lindin probleme për faktin se njerëzit nuk ndjehen të dashur.

Janë 5 gjuhë dashurie:

Gjuha e dashurisë nr. 1: Fjalët përgëzuese

“Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë”.

Komplimentet gojore ose fjalët e vleresimit janë komunikues të fuqishëm të dashurisë per njerezit qe kane kete gjuhe dashurie.

Është fakt i njohur që kur dëgjojmë fjalë përgëzuese motivohemi më shumë për ta kthyer me të njëjtën mënyrë.

Dashuria është plot mirësi. Nëse duam të komunikojmë me fjalë dashurie, duhet të përdorim fjalë që përcjellin mirësi.

Gjuha e dashurisë nr. 2: Koha Cilësore

Një aspekt qëndror i kësaj gjuhe dashurie është të qënit bashkë.

Kjo do të thotë t’i kushtosh 100% vëmendjen tënde dikujt.

Koha cilësore me një person përfshin aktivitete që ju mund t’i bëni bashkë me vëmendje të përqëndruar tek personi jo tek ajo që po bëni.

Bisedat cilësore janë një tjetër aspekt i rëndësishëm, kur dy individë ndajnë mendimet, përvojat, ndjenjat dhe dëshirat me njëri-tjetrin në një kontekst miqësor.

Nëse për një person gjuha parësore e dashurisë është koha cilësore, do të thotë që një dialog i tillë është i rëndësishëm që ai/ajo të ndihet i/e dashur.

Duhet të mësosh të dëgjosh, nëse do që t’i komunikosh dashuri dikujt që ka këtë gjuhë dashurie parësore.

Gjuha e dashurisë nr. 3: Dhuratat

Në çdo kulturë pa përjashtim dhënia e dhuratave është shprehje dashurie. Nëse gjuha parësore e njerëzve që do janë dhuratat, atëherë duhet ta mësosh këtë gjuhë. Dhuratat dhe paratë: Disa kënaqen kur shpenzojnë dhe të tjerë kur kursejnë.

Nëse je shpenzues nuk do ta kesh të vështirë të bësh dhurata, por nëse je kursimtar do të përjetosh rezistencë emocionale ndaj idesë për shpenzimin e parave si shprehje dashurie.

Por duke investuar para për dhurata për personin që e ka gjuhë dashurie, ti po investon në plotësimin e nevojave të tij/saj emocionale. Ju po investoni në marrëdhënien tuaj dhe po mbushni depozitën e dashurisë së këtij personi.

Gjuha e dashurisë nr. 4: Veprat e shërbimit

Kjo gjuhë do të thotë të bësh gjëra për personin tjetër, gjëra praktike.

E keni dëgjuar shprehjen, “Veprat flasim më shumë sesa fjalët”? Për disa njerëz kjo përkthehet: Nëse ti më do mua, atëhere bëj gjëra praktike për mua! Kështu larja e enëve për dikë që ka këtë gjuhë dashurie ka më shumë domethënie sesa fjalët “Të dua”.

Gjuha e dashurisë nr. 5: Prekja fizike

Projektet kërkimore kanë treguar se bebet që mbahen në krahë, puthen, përqafohen, zhvillojnë një jetë emocionale më të shëndetshme se ata fëmijë që lihen për një kohë të gjatë pa kontakt fizik.

Për personin që ka gjuhë parësore prekjen fizike, mesazhi që ai merr me prekje, flet me zë më të lartë se sa fjalët: “të dua”.

Instiktivisht në kohë krizash, kur dikush po kalon vështirësi ne e përqafojmë. Pse? Sepse është një komunikues i fuqishëm i dashurisë.

Etiketa: ,

Kategoria: Dashuria

Komento ketu