Përballë vetvetes… me Eliza Hoxhën

Me siguri e keni dëgjuar një këngë të thjeshtë por mjaft të vlerësuar të këngëtares nga Kosova Eliza Hoxha. Kënga quhet thjesht “Përballë vetes” dhe është shprehje e dëshirës së këngëtares për të qënë vetvetja në një botë që na nxit të jemi ndryshe. Meditoni pak mbi këto fjalë nga teksti i këngës:

“Ngado që shkon e vjen,

në mes të botës ti je,

por vetes dot nuk ia pranon,

shumë vite pas do lëmë,

kujtime dhe dëshira,

Rëndësi ka vetëm se kujt i përket”

Nuk e di nëse këngëtarja (ose autori i tekstit) ka pasur ndër mend atë që përjetoj unë nga kënga – e sidoqoftë mendoj që mesazhi është prapë i vlefshëm. Në mes të konfliktit normal njerëzor për të gjetur vetveten në botën ku jetojmë, zgjidhja është thjeshtë: “rëndësi ka vetëm se kujt i përket”.

Për ne që e konsiderojmë Perëndinë si realitetin më të rëndësishëm të egzistencës, ka rëndësi ta dimë që i përkasim Atij – “sepse na ka blerë me gjakun e tij” thotë Bibla.

Për të tjerët, në përleshjen e përditshme të të qënit vetvetja – sidomos në këtë botën e egër shqiptare ku vetvetja nuk vlerësohet aq shumë – ju ftojmë ta vini re se “ai që i përkasim ne” është një Zot i mirë, që kujdeset, që na do, dhe na vlerëson”…

Në fund të fundit, “rëndësi ka vetëm se kujt i përket”…

 

Etiketa: , ,

Kategoria: Dashuria

Komento ketu