Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Sot është dita. 99 vjet më parë një grup atdhetarësh shpallën mëvetësinë e Shqipërisë. Natyrshëm përpjekja e tyre dëshmon dëshirën për tu vetëqeverisur, për të ndërtuar një shtet me identitet shqiptar, një përpjekje të pavarur nga ndikimet e kombësive të tjera rreth e rrotull.

99 vjet më vonë, në kalendar kemi një ditë për tu përkujtuar – me flamur, me dinjtet, e pavarësi. Në të njëjtën kohë kemi një mundësi për të reflektuar mbi domethënien e kësaj ditë për secilin prej nesh. Ma merr mendja që domethënia shkon përtej mundësisë për të vendosur një flamur në profilin tënd në Facebook. Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…

Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

Etiketa: , , , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu