Parashikimi i kohës

Një grup xhirimi po xhironte diku në shkretëtirë. Një ditë, një indian u afrua regjizorit dhe i tha – “Nesër shi”.” Dhe me të vërtetë që të nesërmen ra shi. Pas një jave, indiani shkoi përsëri tek regjizori dhe i tha, “Nesër stuhi”. Ditën tjetër pati një stuhi të fortë.

“Ky indiani është i paparë” – tha regjizori. Ai i kërkoi sekretares së tij që të punësonte Indianin për të parashikuar kohën. Gjithësesi pas disa parashikimeve të sukseshme, indiani nuk u duk aty për afro dy javë. Më në fund regjizori i çoi fjalë me dikë. “Më duhet të xhiroj për disa orë nesër dhe varem tërësisht nga ty. Si do të jetë koha ?” Indiani mblodhi supet. “Nuk e di,” – tha ai. “Radio prishur”.

 

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu