Parajsa, Mit apo Realitet?

“Parajsa nuk egziston, ajo është vetëm një përallë për njerëzit të cilët kanë frikë nga vdekja.”

Kështu u shpreh fizikanti dhe kozmologu i njohur britanik Stivën Houking (Stephen Hawking) në një intervistë dhënë për gazetën prestigjoze “The Guardian” jo shumë kohë më parë.

Çështja e parajsës, egzistencës apo mosegzistencës së saj, në mënyrë të natyrshme lidhet me egzistencën ose jo të jetës së përjetshme dhe e gjitha kjo me egzistencën ose jo të vetë Perëndisë.

parajsa universiStivën Houking nuk e konsideron aspak si të vlefshme egzistencën e një Krijuesi të universit dhe të gjithçkaje tjetër. Arsyeja sipas tij është se “Universi mund dhe do të krijojë vetveten nga asgjëja sepse egziston një Ligj si ai i Gravitetit. Krijimi spontan është arsyeja që egziston diçka dhe jo asgjë, arsyeja pse universi egziston, pse ne egzistojmë“, Këtë deklaratë ai e shkruajti në librin e tij “The Grand Design” të botuar në vitin 2010.

Megjithatë, 4 shekuj më parë shkencëtari me ndikimin më të madh në histori dhe vetë zbuluesi i ligjit të gravitetit, bëri një paralajmërim kundër përdorimit të këtij Ligji:

“Graviteti shpjegon lëvizjen e planeteve, por nuk mund të shpjegojë kush i vendosi planetet në lëvizje. Zoti kontrollon të gjitha gjërat dhe njeh gjithçka që është dhe që duhet bërë. Ky sistem i mrekullueshëm i diellit, planeteve dhe kometave mund të vazhdojë vetëm me anë të drejtimit dhe sundimit të një Qënieje inteligjente”.

– shpjegoi ai.

Matematikani i njohur i krishterë, i Universitetit të Oksfordit, profesor Xhon Lenoks (John Lennox), thotë të njëjtën gjë:

“Ligjet fizike, asnjëherë nuk mund të sigurojnë një shpjegim të plotë të universit. Ligjet, në vetvete nuk krijojnë asgjë. Ato janë thjesht një përshkrim i asaj që ndodh nën disa kushte të caktuara”.

Kush e krijoi Universin në të cilin jetojmë? Si ka ardhur gjthçka që mund të shohim në egzistencë? A egziston Perëndia, dhe nëse po, a egziston një realitet shpirtëror i padukshëm si Parajsa?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve si dhe të qindra të tjerave të ngjashme me to në përmbajtje, fatkeqësisht krijojnë ndarjen më të madhe të botëkuptimeve dhe ideve që njerëzimi mund të njohë sot.

Vijon në artikullin pasardhës

Shkroi për Jetë Studentore, G. H.

Etiketa: , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu