Si te Njihesh Personalisht me Jezusin

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

1) PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.

(Vargjet biblikë në këtë artikull duhen lexuar në kontekst me Biblën.)

Dashuria e Perëndisë

“Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16).

Plani i Perëndisë

(Jezui tha:) “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).

Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…

2) NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.

Njeriu është mëkatar

“Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23).

Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.

Njeriu është i ndarë nga Perëndia

Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).

Ky diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shigjetat ilustrojnë njeriun që vazh-dimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë.

3) JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.

Ai vdiq që të mos vdisnim ne

“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).

Ai u ngjall nga të vdekurit

“Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur, por shumica janë ende gjallë” (1 Korintasve 15:3 6).

Ai është rruga e vetme për te Perëndia

“Jezui u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje’” (Gjoni 14:6)

Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.

 

Nuk mjafton vetëm t’i dish këto tri ligje shpirtërore…

 

4) NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin

“Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë” (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit

“Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…” (Efesianëve 2:8-9).

Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re.

(Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale

(Jezui thotë) “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai’, (Apokalipsi 3:20).

Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathë paraqesin dy jetë të ndryshme:

Cili rreth e përfaqëson jetën tënde? (Nga lindja deri në këtë moment?)
Cili rreth do të kishe dëshirë të përfaqësonte jetën tënde? (Nga ky moment e në vazhdim

Jezuin mund ta pranosh si vijon:

 

Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes

(Lutja është bisedë me Perëndinë)
Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

“Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Falemnderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’i fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime dhe udhëhiqe atë. Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.”

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu (thuaja këto fjalë të mësipërme me sinqeritet Zotit) dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

 

E ftova Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar në jetën time!

Dua të mësoj më shumë.

(Këtu do të gjeni dy seri me artikuj që tregojnë më shumë mbi marrëdhënien personale midis njeriut dhe Jezusit)

Kategoria: ungjilli

Komento ketu