Një rast i çuditshëm:)

Polici rrugor ndaloi një zonjë të vjetër që po ecte me shpejtësi 100km/orë në një rrugë ku nuk lejohej më shumë se 40km/orë.

Gruaja: A ka ndonjë problem?

Polici: Ishe me shumë shpejtësi zonjë.

Gruaja: Po, tani e kuptoj.

Polici: Më tregoni pak patentën ju lutem?

Gruaja: Do të ta tregoja në qoftë se do ta kisha.

Polici: Si, nuk paske patentë!

Gruaja: Ma sekuestruan para disa vitesh, sepse më gjetur të dehur në timon.

Polici: A kështu qenka puna. Atëhere më jep lejen e qarkullimit të lutem?

Gruaja: Edhe këtë se bëj dot.

Polici: Po përse kështu?

Gruaja: Sepse makinën e kam të vjedhur.

Polici: E ke vjedhur?

Gruaja: Po e kam vjedhur dhe kam vrarë pronarin e makinës dhe e kam bërë copa copa.

Polici: Ti çfarë?

Gruaja: Copat e pronarit janë në qese plastike në bagazh, në qoftë se do ti shohësh.

Polici e pa gruan, lëvizi ngadalë drejt makinës së tij dhe thirri përforcime në radio. Për pesë minuta erdhën pesë makina të tjera policie që e rrethuan makinën e gruas. Nje shef policie ju afrua ngadalë makinës së gruas, nxorri pistoletën dhe ja drejtoi asaj.

Shefi i policisë: Zonjë a mund të dilni nga makina tani?

Gruaja zbriti menjëherë nga makina.

Gruaja: A ka ndonjë problem zoti polic?

Shefi: Një nga vartësit e mi më tregoi që ti e ke vjedhur makinën dhe ke vrarë pronarin e saj.

Gruaja: Kam vrarë pronarin??!!

Shefi: Po. Tani a mund të hapësh pak bagazhin e makinës të lutem?

Gruaja e hapi bagazhin dhe të gjithë e panë që ishte bosh.

Shefi: Zonjë, a është kjo makinë juaja?

Gruaja: Po makina ime është. Ja ku është edhe leja e qarkullimit.

Shefi i policisë u hutua fare.

Shefi: Një nga policët e mi më tha që ju nuk keni as patentë.

Gruaja nxori çantën e saj, gërmoi brenda, nxori patentën dhe ja zgjati policit.

Shefi i policisë e kontrolloi patentën për pak minuta dhe fytyra e tij tregonte një çudi të madhe.

Shefi: Faleminderit zonjë, por një nga policët e mi më tha që nuk ke leje qarkullimi, që e ke vjedhur makinën dhe që ke vrarë dhe ke bërë copa pronarin e saj.

Gruaja: Besoj se ai gënjeshtari të tha që unë gjoja po ecja me 100km/orë kur duhet të isha me 40km/orë.

 

 

Kategoria: FunZone

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. ISMAIL says:

    BRAVO NONA . SI GJITHMONE POLICET DALIN HUQ. PO AMA PO TE VUNE PERARA PER NDONJE PARREGULLSI TE VOGEL I ZIU TI SA E MER GJOBEN.

Komento ketu