NJE JETE ME INTEGRITET

Integritet? “Secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij”. Kjo frazë është shkruar gati 3000 vjet përpara, për të përshkruar një komb, Izraelin (kombin e zgjedhur të Perëndisë) – komb i cili, në vend që të ndiqte Zotin, u shpërfytyrua në një vend ku drejtesia vendosej sipas interesit të gjithsecilit.

Kjo krizë i ngjan Shqipërisë sonë, ku “drejtësia” është atribut i atyre që e përdorin thjesht e thjesht për të përfituar për vete në kurriz të të gjithë të tjerëve. Si zgjidhet problemi?

Zgjidhja e shpejtë – nuk e dimë cila është. Zgjidhja e ngadaltë (por e sigurtë) vjen nga njerëz që fillojnë të jetojnë, me integritet.

Sipas S. Karter, – autori i librit “Integrimi” – integriteti mund të përkufizohet si “kurajoja për të jetuar sipas bindjeve”, e cila mund të zbërthehet në tre përbërës:

  • aftësia e individit për të dalluar vetë midis së mirës dhe së keqes.
  • të veprosh sipas këtij dallimi, edhe pse mund të jetë e vështirë.
  • pranimi i hapur i arsyeve pse po vepron në këtë mënyrë.
  1. Si duket INTEGRITETI në praktikë?

Ti je përgjegjës për veten tënde! Të takon ty, o STUDENT, të mendosh vetë për të gjetur cila është e mira dhe cila është e keqja! Të takon ty o STUDENT, që pasi ke reflektuar, të veprosh mbi bindjet e tua. Edhe të takon ty o STUDENT, që të jesh në gjendje të shpjegosh arsyet pse vepron në këtë mënyrë.

Ky është një proces i vështirë! Ky është një proces gati i pamundur, sepse kërkon një nivel të jetuari me vlera të larta e të jashtëzakonshme. A është e mundur t’i përmbushesh këto nivele jetese?

Ka mundësi. Por me pak – shumë – ndihmë!

Ja se si:

  1. Frikë nga Zoti. “Me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja” (F. Urta 16:6) Ndërgjegjësimi që Zoti do të gjykojë çdo veprim të hapur e të fshehur, do të na ndihmoje të jemi më të vëmendshëm në mënyrën tonë të të jetuarit. Madje edhe politikanët, që duket se nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë përbërës të gjykimit të Zotit. Edhe nëse ata nuk i besojnë Zotit!
  2. Ungjilli i Krishtit. Ka shumë mënyra për ta shprehur të vërtetën e mahnitshme të Ungjillit. Në thelb, mund të themi që Ungjilli i Krishtit, është lajmi i mire i ndërhyrjes së Perëndisë në botën tonë, në mënyrë që të na japë shpresë e mundësi që të tejkalojmë pamundësinë tonë për të jetuar plotësisht me integritet. Zoti na e ka dërguar lajmin e mirë! Ai na mundëson FALJE – edhe falje do të thotë pastrim, e rikthim në plotësinë e premtuar të Perëndisë, që nga krijimi (Zanafilla 1 – libri i parë në Dhjatën e Vjetër, e kështu ehe libri i parë i Biblës).

Të takon ty të fillosh të mendosh, të vlerësosh, e të pranosh faljen e Perëndisë. Nëse do që të pranosh faljen e Perëndisë, kliko më poshtë!

Dua të di se si ta pranoj Jezusin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim

Dua të di më shumë

(Këtu do të gjeni dy seri me artikuj që tregojnë më shumë mbi marrëdhënien personale midis njeriut dhe Jezusit)

Kështu ka shpresë për ty… e për të gjithë Shqipërinë!

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu