Në tren

Dy gjirokastritë ishin ulur në tren përballë dy korcarëve. Korcarëve ju ndritën sytë kur panë se gjirokastritët kishin vetëm një biletë dhe i pyetën: Po ju, bre, cfarë keni ndërmend të bëni? Pse keni vetëm një biletë? Eeeeee, – ja kthejnë gjirokastritët, – Nuk harxhojmë para kot ne.

Po cfarë keni ndërmend të bëni bre? – pyetën korcarët.

Ja kini për ta parë – thanë gjirokastritët duke u zgërdhirë me njëri tjetrin. Pas pak hyn fatorinoja në vagon. Gjirokastritët ja mbathën vrapit e vajtën në tualet. Erdhi fatorinoja, e merr biletat korcarëve, më pas vajti e i trokiti derës së tualetit. Dera e tualetit u hap pak dhe prej saj doli një dorë me një biletë. Fatorinoja mori biletën dhe iku. Më pas dolën gjirokastritët nga tualeti dhe i thonë korcarëve: “Hë mo, a e pate se si ja hodhëm fatorinos?!”. “Uaaa!- thirrën korcarët, – Ju more gjirokastritë c’paskeni qenë, qenkeni të rrezikshëm ju! Edhe ne nesër kështu kemi për ta bërë”.

Të nesërmen, sipas llafit, vijnë të dy korcarët me një biletë, kur c’të shikonin! Te dy gjirokastritët ishin pa biletë fare. “Ua! Po sot bre, si keni per t’ia bërë?” “Sot kemi nji stil edhe më të mirë!”- ja kthejnë gjirokastritët. Korcarët fërkuan duart prej qejfit dhe mezi po prisnin që ta mësonin stilin e ri. Pa hyrë mirë fatorinoja në vagon, ia mbathën korcarët dhe hynë në tualet. Mbas tyre vajtën dhe gjirokastritët, i trokitën derës së tualetit dhe prej andej doli një dorë me një biletë. Pasi gjirokastritët morën biletën hynë në një tualet tjetër.

Kategoria: FunZone

Komente (5)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. hysen says:

    Mendoj se do ta fitoj Ermela pa diskutim. ishte e percaktuar qe nga fillimi se ajo do ta merte.

    Burime te sigurta.

  2. ANEDA says:

    SHUME BARCOLETE E BUKUR…

  3. Fansi says:

    Une i di gjirokastritet per doreshtrenguar, por jo per te zgjuar?! Si eshte kjo pune? Me duket se ky eshte humor me hile, duke shkelur te verteten humoristike.

Komento ketu