Në restorant

Një klient po e bezdiste shumë kamarierin në një restorant. Në fillim ai i tha që ajri i kondicionuar duhej fikur sepse ishte shume vapë, pastaj kërkoi që të ndizej përsëri sepse kishte ftohtë dhe vazhdoi kështu disa herë për rreth gjysëm ore. Cuditërisht kamarieri ishte shumë i duruar. Ai vinte dhe shkonte sa herë qe e thërriste dhe asnjëherë nuk u inatos. Më në fund një klient tjetër e pyeti se përse po tregohej kaq i duruar dhe nuk po inatosej me tekat e klientit tjetër.

“Oh, nuk e kam fare problem”, ja ktheu kamarieri me një buzëqeshje. “Ne as që kemi fare kondicioner.”

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu