Mirë se erdhët në tokën e premtuar!

… E keni dëgjuar ndonjëherë termin “tokë e premtuar”? Ishte një vend ku rridhte mjaltë e bollëk, ku një popull i shtypur e i sunduar keqas, do të transportohej në këtë vend, duke lënë pas jetën e mundimshme të robërisë!

Shumë prej jush, ndoshta nuk ndiheni kështu… sepse shoqëria juaj e shkollës së mesme, ishte në fakt një vend “bollëku”, plot me gallatë, biseda të këndshme, e ngacmime mes të rinjsh!

Për disa të tjerë, vërtet shkolla e mesme ishte ambient i mirë, por të qënit “nën tutelën e familjes” para dhe pasi mbaronte shkolla, ndoshta ju ka dhënë dëshirën urgjente për të filluar universitetin, si një mundësi për të gjetur lirinë e shumëkërkuar!

Dmth, jeni tashmë në “tokën e premtuar”!

Shumë shpejt do ta kuptoni se “toka e premtuar” sjell me vete ca telashe të tjera: shokët nuk janë aq “dashamirës” sa ata të gjimnazit, secili shikon punën e vet, pavarësia e premtuar e tokës së premtuar të lë ndonjëherë pa lek në xhep – dhe mezi pret që familja të përfundojë “dërgesën e rradhës”.

Por ndoshta pyetjet me të cilat do të përballesh shpejt, janë pyetje më të thella sesa thjesht për një kohë, dhe në fakt shkojnë përtej kohërave: Kush jam? Pse gjendem këtu? Ku po shkoj?

Këtu, pikërisht në udhëkryqin e jetës studentore, ne të Jetë Studentore, duam t’ju ofrojmë një dorë përkrahëse, sepse, i kemi kaluar rrugët ku je ti, dhe duam të të japim drejtim, gjithmonë nëse ke nevojë… Dhe bashkë me drejtimin,duam të të japim një shoqëri të vërtetë, të hapur, të çiltër e domethënëse…

Nëse na lexon përmes faqes sonë, na shkruaj e na gjej… Jemi kudo në Shqipëri.

Deri sa të takohemi personalisht, të urojmë “Mirë se Erdhe në Universitetit!”

 

Etiketa: ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu