Mekaniku dhe kirurgu

Një mekanik po zbërthente kokat e cilindrit të motorit të një makine, kur pa aty jashtë një kirurg zemre të famshëm që po priste për një kontroll të makinës së tij.

Mekaniku i thirri që nga garazhi, “Ckemi doktor! Hajde, hajde brenda për një minutë.” Kirurgu i famshëm eci drejt mekanikut pak i habitur. Mekaniku u ngrit në këmbë, fshiu duart me një leckë dhe pyeti, “ E di si është puna doktor, unë njësoj si ti hap ‘zemra’ motori, heq valvola, pastroj, vajis, vendos pjesë të reja dhe kur mbaroj cdo gjë duket si e re. Kështu që si është e mundur që ti merr kaq shumë para kur në fakt bën të njëjtën punë si unë?” Doktori u mendua pak dhe ju drejtua mekanikut.

“Provo ti bësh të gjitha këto gjëra me motor ndezur”


Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Tola says:

    ahah e bukur kjo!

Komento ketu