Me pushime para provimit!

Katër studentë nga Tirana, shumë shokë me njëri tjetrin, vendosën që të shkonin për fundjavë në Vlorë. Të hënën kishin një provim, por ngaqë ndiheshin të sigurtë se kishin mësuar mjaftueshëm, nuk e panë si problem që të ktheheshin të hënën në mëngjes. Patën një fundjavë shumë të mirë dhe të lodhshme. Nga lodhja e madhe dhe nga pija, i zuri gjumi dhe nuk erdhën dot në kohë për provimin. Të mërzitur, po mendonin për një zgjidhje.

Ata takuan profesorin dhe u munduan që t’i shpjegonin se përse munguan në provim. Ata i treguan që ishin jashtë qytetit dhe e gënjyen, duke thënë se kur po ktheheshin, iu shpua goma e makinës.

Profesori, pasi u mendua pak, ju tha që provimin mund ta bënin të nesërmen në mëngjes. Ata të gëzuar që ja hodhën profesorit studiuan gjithë natën dhe të nesërmen u paraqitën në kohë. Profesori i vendosi në dhoma të ndryshme nga njëri tjetri dhe pasi ju dha fletët e provimit ju kërkoi të fillonin të shkruanin.

Në faqen e parë ishte pyetja e parë që vlente vetëm 5 pikë. Ishte pyetje e thjeshtë dhe secili prej tyre, në dhoma të ndryshme, menduan që provimi do të ishte i lehtë.

Pasi mbaruan së shkruari përgjigjen e të parës kthyen fletën për pyetjen e dytë.

Ne fletën e dytë ishte shkruar (për 95 pikë):

Cila nga gomat e makinës u shpua?

 

 

Etiketa: , , , , ,

Kategoria: FunZone

Komento ketu