Mariana: endrrat e mia

Kur isha e vogël ëndërroja të shkoja të paktën një herë në Amerikë. Mendoj se ende e kam këtë dëshirë. Por me kalimin e viteve kam zgjedhur t`i qëndroj sa më afër realitetit, në mënyrë që t’ia bëj vetes gjërat sa më të pranueshme.

Diçka që do e doja shumë dhe e lejoj veten shpeshherë të ëndërroj, është të kem një familje të madhe. Secili t’i jepte dashuri e kujdes pa fund për njëri-tjetrit. Dëshiroj shumë që ta bëj familjen time të ndihet krenare për mua. Besoj, sikur vetëm të mund të reflektoja dashurinë dhe vlerat që ata kanë mbjellë tek unë për vite të tëra, do të ishte e mjaftushme për ta…

Të nderoj atin e nënën time, nuk është një përkushtimin që fillon e mbaron në një pikë të caktuar, andaj them se për këtë “ëndërr” do të punoj tërë vitet e mia. E di që do jetë “puna” më e palodhshme dhe më e kënaqshme që mund të zgjedh të bëj ndonjëherë.

Etiketa: , ,

Kategoria: Intervista

Komento ketu