Kur të inkurajon Adriano Çelentano…

Krejt rastësisht dëgjova sot monologun e Adriano Çelentanos në natën e parë të San Remos 2012. U befasova. Jo sepse Çelentano nuk krijon polemika e kësisoj është i dëgjueshëm por u befasova nga tema e një pjese të monologut.

E kishte me kishën, me priftërinjtë! E kuptoj që Çelentano i drejtohet një grupi specifik të krishterë… e megjithatë fjalët e tij janë një “inkurajim” i fortë për të gjithë besimtarët e krishterë. Lexoni disa prej fjalive pa koment… Kur lexoni, të gjithë ne që e konsiderojmë veten shërbëtorë të Fjalës së Perëndisë, ti lexojmë fjalët sikur na janë drejtuar ne. Po i vendos fjalët e tij në këtë material për të na nxitur, as për të na qortuar, as për të na dënuar! Thjesht për të në rikujtuar thirrjen tonë për t’ju shërbyer njerëzve me atë që askush tjetër nuk e ofron…

“(priftërinjtë)… Nuk dinë të rregullojnë volumin në altoparlante… Zëri i priftit nuk shkon deri në fund të rradhëve. Duket sikur priftërinjtë thonë: “Ne e bëmë predikimin, kush e vret mendjen se ata të fundit nuk dëgjojnë”. Por ungjilli e thotë që të bekuar janë të fundit, sepse do të jenë të parët në qiell…

Megjithatë, nëse ka një gjë që nuk e duroj e që më nervozon, rreth priftërinjve, është kjo: në argumentet e tyre kur predikojnë e as në debate në TV, nuk flasin kurrë për gjënë më të rëndësishme: arsyen pse jemi lindur… Priftërinjtë nuk flasin kurrë për parajsën. Sikur të japin përshtypjen që njeriu ka lindur për të vdekur. Por nuk janë kështu punët!

Ne nuk jemi lindur për të vdekur. Ne jemi lindur për të jetuar. Ju priftërinjtë jeni të detyruar të flisni për parajsën. Ndryshe njerëzit do mendojnë që jeta është kjo që po jetojmë tani… Por çfarë jete është kjo? Ekonomia, luftërat…

… nuk e kanë idenë se çfarë vlere ka për të “sëmurët” të lexojnë atë që ka premtuar Zoti… “

Etiketa: , , ,

Kategoria: ÇËSHTJE JETE

Komente (2)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Tola says:

    flm Afro! E degjuam dje ne darke rastesisht….nga mesi i kenges- ku e gjete tekstin?
    E bukur, nuk e di sa vlere ka per te semuret cfare ka premtuar Zoti!!

Komento ketu