Kur shpëtohet një jetë…

Për disa, dëbora nuk është më një shenjë romanticiteti. Gjithandej vijnë lajme për vështirësitë në të cilën gjenden banorët e Veriut të Shqipërisë e më tej në Kosovë e Maqedoni. Kur po lexoja mbrëmë lajme rreth situatës (e komente në Facebook), kishte qartazi dy pamje: E para, lajme të vështira nga veriu i tejngopur me borë, me rrugë të zëna, e thirrje për ndihmë. Nga ana tjetër, thirrje gati-gati dëshpëruese të disave për të ndihmuar ata që janë në nevoje. Këto të dytat, thirrje që bë nga njerëz që nuk janë në zonat e rrezikut, më trembën. Më shtinë datën! Po flitet për 13 të vdekur në veri – e askund nuk e verifikoja dot që vërtet kanë vdekur njerëz.

Ndoshta!

Por me siguri, pamja që më ka ngelur në mendje, është duartrokitjet e burrave që shpëtuan një vajzë 5 vjeçare nga Kosova. Në atë duartrokitje përfshihet gjithçka që njeriu ka nevojë të dëgjojë në këtë situatë tejet të vështirë. Eshtë një shenjë shprese që dikush diku po ndihmon me sa mundet dikë tjetër. Dhe shpresa mban gjallë ata që janë më të pambrojtur e të vetmuar.

Cfarë mund të bësh ti?

Ne i besojmë Zotit jo vetëm në situata lehta e kur çdo gjë shkon vaj! Ne i besojmë atij që është afër vuajtjes së njerëzve dhe i kupton të gjitha arsyet e situatave të ndryshme. Merr kohë për ti treguar Atij zemrën tënde për situatën. Lutu për njerëzit në nevojë! Lutu për familjet e atyre që njeh nga Veriu i Shqipërisë. Edhe për zonat e tjera të prekura.

Dërgo mesazhe paqeje e shprese në këtë kohë. Përdore Facebook-un tënd për të ngrohur zemrat se të ngrira nuk ka më nevojë!

Ndihmo nëse ka një mundësi ndihme! Unë nuk e di a ka tani për tani, por së shpejti, do të ketë me siguri thirrje për të ndihmuar. Mos u kurse për të shpëtuar një jetë, e për ti dhënë ushqim një familje!

 

Etiketa: , , , ,

Kategoria: ÇËSHTJE JETE

Komento ketu