Kur ngatërron tabelat.

Një polic rrugor ndali një makinë në rrugë që po ecte me 30 km/orë.

‘Unë nuk po ecja  shumë shpejt, përse më ndalët’- pyeti shoferi i hutuar.

‘Pikërisht sepse nuk po ecje shumë shpejt të ndala’,- ja ktheu polici, -‘ shpejtësia maksimale e lejuar në këtë rrugë është 90km/orë dhe ti po bllokon trafikun duke ecur kaq ngadalë’

‘Por unë pashë një tabelë në hyrje të rrugës, që shkruante 30’- ju përgjegj shoferi.

Polici e pa i habitur dhe shtoi,- ‘Mesa shoh ti nuk di të lexosh  tabelat, sepse ajo tabelë që ke parë ti është numri i rrugës dhe jo kufiri i shpejtësisë. Po kjo gruaja që është ulur përkrah teje pse është zbardhur  në fytyrë dhe duket si shumë e tmerruar? A mos ka frikë nga policët?’ Pyeti polici për gruan që ishte ulur përkrah shoferit.

‘Nuk e di,’- tha shoferi, – ‘ka kështu qëkur kaluam në rrugën me numër 200’

 

Kategoria: FunZone

Komento ketu