Kodi i klubit të dembelëve

  1. Kemi lindur të lodhur, Jetojmë që të shlodhemi.
  2. Duaje krevatin si veten tënde.
  3. Pusho ditën që të flesh natën.
  4. Prej gjumit dhe pushimit nuk vdes njeri.
  5. Po pate ndonjë punë për të bërë vetë, ngecja tjetrit.
  6. Në qoftë se sheh njeri duke pushuar, ndihmoje që të pushojë.
  7. Në qoftë se të vjen dëshira (zelli) për të punuar, ulu e prit deri sa të të kalojë.
  8. Rroftë vullneti për të zbatuar këto pika.

 

SHENIM: Cilido që dëshiron të bëhet anëtar i këtij Klubi është i/e mirëpritur. Anëtarësia në këtë Klub është e hapur për të gjithë pa dallim feje, krahine, moshe, seksi, kombësie dhe race. Anëtarësia është falas, dmth nuk paguhen kuotizacione për anëtarësi.

 

Nxitoni të rregjistroheni në Klubin e dembelëve:)

PS:Mu desh një vit që ta shkruaja te gjithe këtë material:)

 

Kategoria: FunZone

Komento ketu