Këshilla

Nje burrë shumë i shëndoshë shkoi tek doktori për disa këshilla sesi të humbiste në peshë. Doktori e këshilloi që kura më e mirë për të ishte që çdo ditë të vraponte 10 km dhe këtë gjë ta zbatonte për 40 ditë. Doktori i premtoi që në qoftë se ai do ta zbatonte këtë këshillë do të humbiste 7 kile. Burri i shëndoshë e ndoqi këshillnë e doktorit dhe pas 40 ditësh ai me të vërtetë humbi 7 kile. Ai i telefonoi doktorit të tij dhe e falenderoi shumë për këshillën e vlefshme, sepse me të vërtetë kishte dhënë rezultat. Në fund të bisedës burri bëri një pyetje të fundit: “Një pyetje kam unë tani. Si të kthehem në shtëpi tani që jam 400 km larg?”

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu