Kali – si t’a dallojmë?!

Një stacion policie merr në pronësi dy kuaj që do t’i përdorte për patrullim në periferi të qytezës. Dy policët, që u caktuan për  këtë detyrë morën menjëherë kuajt dhe dolën për një xhiro jashtë qytetit.

“Ky kali ku kam hipur unë,” -nisi të thoshte polici i parë, -“ është fantastik fare. Gjithmonë do të kalëroj vetëm këtë.”

“Edhe kali im është shumë i mirë. Edhe unë do të mbaj gjithmonë këtë ku kam hipur” – ju përgjigj polici i dytë.

“Po si do t’i dallojmë nga njeri –tjetri?”

Ata u menduan për një a dyminuta dhe njërit prej tyre i erdhi një ide.

“Le t’i presim bishtin kalit ku kam hipur unë dhe kështu nuk do t’i ngatërrojmë”

Polici tjetër ishte dakord dhe ja prenë bishtin njërit prej kuajve. Mëngjezin tjetër, shefi i policisë po qëndronte tek dera e zyrës dhe dukej shumë i intatosur. Të dy policët e vunë re këtë dhe e pyetën si ishte puna.

“Ju të dy budallenjtë i pretë bishtin kalit dhe më pyesni mua se përse jam i mërzitur!”

“Por ne ndryshe nuk dinim si t’i dallonim nga njeri-tjetri”.

“Nuk i dallonit dot kuajt! Po a nuk e shihni që kali i zi është pak më i lartë se kali me ngjyrë kafe?!”

Kategoria: FunZone

Komento ketu